Grusht-shteti i parë i Korona-s

Filozofi i njohur slloven , Slavoj Zhizhek, ka vlerësuar se Qeveria e kryesuar nga Albin Kurti ishte ndër shenjat shumë të rralla të shpresës në rajonin e Ballkanit.

Ai shtoi se Qeveria Kurti ferrë në mish për të gjitha forcat politike, të cilat sipas tij, janë në gendje të mbijetojnë vetëm në baltinën e pasioneve etnike e religjioze, raporton KOHA.

“Qeveria e Kosovës e kryesuar nga Albin Kurti ishte ndër shenjat shumë të rralla të shpresës në rajonin e Ballkanit. Më në fund, merr në dorë një gjeneratë e re, e cila nuk është e lidhur për pasionet etnike, e përkushtuar për moderninzimin e vendit në drejtimin e Iluminizmit emancipues. Si e tillë, qeveria e Kurtit ishte ferrë në mish për të gjitha forcat politike të cilat janë në gjendje të mbijetojnë vetëm në baltinën e pasioneve etnike e religjioze – ajo u urrye nga obskurantistët të të gjitha llojeve, në Kosovë, Shqipëri e Serbi. Por, janë dy fakte ato që e bëjnë shumë shqetësuese grusht-shtetin parlamentar kundër Kurtit”, ka thënë filozofi slloven Zhizhek.

Lexo po ashtu:  Nga Tirana në Beograd, dy botë të ndryshme. Ambasadori amerikan në Serbi, Godfrey: Nuk ndërhyjmë në punët e Serbisë

Ai në një vështrim të tij, tha se ajo që ai e quajti grush-shtet, ishte e orkestruar edhe nga forcat e huaja.

“Justifikimi i shfrytëzuar për votën e mosbesimit ishte trajtimi i epidemisë së Korona virusit nga Kurti, dhe për më tepër është lehtë të dallohen forcat e huaja të cilat e orkestruan grusht-shtetin, rrugicat e së cilës arrinin deri në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa Bashkimi Evropian vetëm pasivisht e shikonte grusht-shtetin. Kështu, kemi marrur një pamje të keqpërdorimeve të neveritshme politike të epidemisë së tmerrshme që po na shkatërron jetët – një shikim në atë se si ata në pushtet do ta eksploatojnë pamëshirshëm pandeminë për të imponuar vizionin e tyre për rendin e ri botëror. Është detyra jonë e shenjtë të sqarojmë këtë për publikun e iluminuar në të gjithë botën, pasi historia e Kosovës kërcënon të shndërrohet ne historinë e të gjithë neve”, vlerësoi ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *