Grusht-shteti i parë i Korona-s
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Ai shtoi se Qeveria Kurti ferrë në mish për të gjitha forcat politike, të cilat sipas tij, janë në gendje të mbijetojnë vetëm në baltinën e pasioneve etnike e religjioze, raporton KOHA.
“Qeveria e Kosovës e kryesuar nga Albin Kurti ishte ndër shenjat shumë të rralla të shpresës në rajonin e Ballkanit. Më në fund, merr në dorë një gjeneratë e re, e cila nuk është e lidhur për pasionet etnike, e përkushtuar për moderninzimin e vendit në drejtimin e Iluminizmit emancipues. Si e tillë, qeveria e Kurtit ishte ferrë në mish për të gjitha forcat politike të cilat janë në gjendje të mbijetojnë vetëm në baltinën e pasioneve etnike e religjioze – ajo u urrye nga obskurantistët të të gjitha llojeve, në Kosovë, Shqipëri e Serbi. Por, janë dy fakte ato që e bëjnë shumë shqetësuese grusht-shtetin parlamentar kundër Kurtit”, ka thënë filozofi slloven Zhizhek.

Ai në një vështrim të tij, tha se ajo që ai e quajti grush-shtet, ishte e orkestruar edhe nga forcat e huaja.
“Justifikimi i shfrytëzuar për votën e mosbesimit ishte trajtimi i epidemisë së Korona virusit nga Kurti, dhe për më tepër është lehtë të dallohen forcat e huaja të cilat e orkestruan grusht-shtetin, rrugicat e së cilës arrinin deri në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa Bashkimi Evropian vetëm pasivisht e shikonte grusht-shtetin. Kështu, kemi marrur një pamje të keqpërdorimeve të neveritshme politike të epidemisë së tmerrshme që po na shkatërron jetët – një shikim në atë se si ata në pushtet do ta eksploatojnë pamëshirshëm pandeminë për të imponuar vizionin e tyre për rendin e ri botëror. Është detyra jonë e shenjtë të sqarojmë këtë për publikun e iluminuar në të gjithë botën, pasi historia e Kosovës kërcënon të shndërrohet ne historinë e të gjithë neve”, vlerësoi ai.




