Çfarë do të thotë të jesh i sinqertë? Edhe pse shpesh e përmendim, koncepti i sinqeritetit është mjaft i vështirë për t’u karakterizuar. Duke hedhur një vështrim më të mirë, mund të kuptojmë që është një nocion i afërt i autenticitetit.

E vërteta dhe sinqeritetit

Edhe pse shpesh mund të duam ta përkufizojmë sinqeritetin si të thënit e të vërtetës dhe respektimit të rregullave, kjo është një pikëpamje tejmase e thjeshtë e një koncepti shumë të ndërlikuar. Të thuash të vërtetën – të vërtetën e plotë – shumë herë është praktikisht dhe teorikisht e pamundur, por edhe moralisht e panevojshme ose madje e gabuar. Le të supozojmë që partneri juaj i ri ju kërkon të jeni të sinqertë për gjërat që keni bërë javën e kaluar kur nuk keni pasur raport. A nënkupton kjo që duhet t’i tregoni gjithçka që keni bërë? Jo vetëm që nuk do keni mjaftueshëm kohë dhe nuk do ju rikujtohet gjithçka me detaje, por edhe a është gjithçka e rëndësishme? A duhet t’i tregosh edhe për festën e fshehtë që po i organizoni partnerit tuaj javën e ardhshme?

Lexo po ashtu:  Qershitë e parandalojnë edhe plakjen!

Marrëdhënia mes sinqeritetit dhe të vërtetës është shumë më i thellë. Çfarë është e vërteta për një person gjithsesi? Kur një gjykatës e pyet dëshmitarin për të vërtetën e ngjarjes që ndodhi atë ditë, kërkesa nuk është për çdo detaj, por veç për ato të rëndësishmet; dhe kush mund të thotë se cilat janë ndodhitë e rëndësishme?

Sinqeriteti dhe vetja

Çështjet e lartpërmendura duhet të jenë të mjaftueshme për ta qartësuar marrëdhënien e thellë që sinqeriteti ka me ndërtimin e vetes. Të jesh i sinqertë përfshin kapacitetin për të përzgjedhur, në një mënyrë të përshtatshme, elementë të caktuar të jetës sate. Në minimumin e vet sinqeriteti kërkon të kuptojmë se si veprimet tona përshtaten apo jo me rregullat dhe pritshmëritë e njerëzve të tjerë – çdo person ndaj të cilit ndihemi të obliguar t’i raportojmë (duke përfshirë këtu edhe veten).

Sinqeriteti dhe autenticiteti

Atëherë, ekziston raporti mes sinqeritetit dhe vetes. A ke qenë i sinqertë me vetveten? Kjo është në të vërtetë një pyetje mjaft e madhe, e diskutuar jo vetëm nga figura si Platoni apo Kierkegaardi, por edhe në “Sinqeritetin filozofik” të David Humes. Të jesh i sinqertë me vetveten duket se është një pikë kyçe e të qenit autenitk. Vetëm ata që mund të përballen me vetveten, me gjithë tekat e tyre, duket që janë të aftë për të zhvilluar një persona që është i vërtetë ndaj vetes – nga këtu buron autenticiteti.

Lexo po ashtu:  Femrat më sharmante të horoskopit, ndihuni me fat nëse i keni afër

Sinqeriteti si prirje

Nëse sinqeriteti nuk është tregimi i të gjithë të vërtetës, atëherë çfarë është? Një mënyrë për ta karakterizuar atë, zakonisht e përfshirë në etikën e virtyteve (shkolla e etikës që buroi nga mësimet e Aristotelit), e shndërron sinqeritetin në prirje: një njeri është i sinqertë atëherë kur ai ose ajo e zotëron prirjen për t’u ballafaquar me tjetrin duke i vënë në dritë të gjitha detajet e rëndësishme në një diskutim.

Prirja në fjalë është një ves i mirë që është kultivuar me kalimin e kohës. Pra, një njeri i sinqertë është ai i cili e ka zhvilluar vesin e të treguarit të detajeve të jetës së tij ose saj të cilat janë të rëndësishme në një bisedë me dikë. Aftësia për të dalluar atë që është e rëndësishme është pjesë e sinqeritetit dhe është në vetvete një aftësi shumë e ndërlikuar për t’u zotëruar.

Pavarësisht rolit protagonist që ka në jetën e përditshe dhe në etikë dhe filozofinë e psikologjisë, sinqeriteti ende nuk është një fushë e famshme studimi në debatet bashkëkohore filozofike.

Lexo po ashtu:  Të martuar me personin e gabuar?

Përkthyer nga: Ilir Saliu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *