Është dita e 182 pas infektimit me covid 19 dhe Charlie Russell nuk bën gjërat që 27 vjeçarët e tjerë bëjnë.
Shifra rekord personash në të 20-tat, po rezultojnë pozitivë për covid 19, sipas shifrave të fundit në Britaninë e Madhe, me 3366 që u prekën nga virusi në javën e parë të shtatorit. Kjo është një shifër më e lartë se 3325 rastet në fund të prillit edhe pse asokohe testet kryeheshin më shumë tek njerëzit në spitale.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Edhe pse personat nën 40 vjec, përballen me një rrezik më të ulët vdekjeje nga sëmundja, 20 vjeçarë si Russell, po e marrin covidin në numra më të mëdhenj se grupet e tjera; 20-29 vjeçarët përbëjnë rreth 28 për qind të infektimeve të reja.
Pak kanë nevojë për trajtim në spital, por ekspertët e mjekësisë druajnë se një pjesë e tyre do të përfundojnë me pasoja që shkencëtarët ende nuk i kuptojnë. Rreth 600 mijë njerëz kanë një lloj sëmundjeje post-covid dhe 12 për qind e tyre raportojnë simptoma për më shumë se 30 ditë.

Një në 200 thotë se pasojat i kanë zgjatur më shumë se 90 ditë.




