Finlanda po u ofron talenteve të huaja që të provojnë të jetojnë në kryeqytetin e saj për 90 ditë. A do ta ndihmojë kjo iniciativë shtetin për të tërhequr më shumë profesionistë? 5,330 njerëz nga e mbarë bota kanë aplikuar në fund të vitit të kaluar për një paketë 90 ditore falas të ofruar nga ‘Helsinki Business Hub’.

Agjencia ndërkombëtare e promovimit të tregtisë dhe investimeve do t’u mundësojë 15 fituesve marrjen në aeroport, orientimin, trajnimin kulturor, eksperiencën finlandeze, ambientet e punës, prezantimin me rrjetin lokal të bizneseve dhe të gjithë dokumentacionin që duhet për qendrimin 3 mujor.

Atyre do t’u ofrohet strehim, shkollë apo kujdes për fëmijët nëse i kanë me vete. Kjo iniciativë ka si fokus tërheqjen e profesionistëve të rinj, në një kohë kur ky vend ka një klimë të ftohtë dhe nuk është aq joshës sa vende të tjera. Ideja e kësaj iniciativë është për të testuar konceptin se nëse ofrohen kushtet e nevojshme të punës, një vend mund të kthehet një pikë strategjike për profesionistët e rinj.

Lexo po ashtu:  Dëfryes, këshilltarë, vrasës dhe negociatorë: Roli shumëdimensional i gaztorëve në kulturën mesjetare

Edhe pse Finlanda i ka dhënë botës sistemin operativ Linux, kompaninë e telekomunikacioneve Nokia e madje edhe teknologjinë e mesazheve, ajo po vuan në krijimin e krahut të punës në një kohë ku puna po njeh rritje dhe kërkesat e tregut janë më të mëdha.

Po ashtu, Finlanda nuk është në krye të vendeve të botës për talente. Megjithatë, nëse arrin të tërheqë talentet nga e gjithë bota, atëhere situata ndryshon.

Është fakt se Helsinki është një qytet me pak më shumë se 1 milionë banorë, në një vend që numëron më pak se 6 milionë banorë gjithsej, duke pasur edhe një ekosistem start-up që tani vlerësohet 5.8 miliardë dollarë. Në Indeksin e Konkurrueshmërisë së Talenteve Globale, për shembull, qyteti renditet i 31-ti. Pra, edhe pas fqinjve si Stokkholmi apo Kopenhageni.

Industritë që po kërkojnë punëtorë për momentin janë në fushën teknologjike (cybersecurity, space tech, health tech, gaming dhe quantum computing).

Helsinki Business Hub ka krijuar edhe një databazë ku aplikantët e pasuksesshëm mund të lenë aty profilet e tyre për t’u studiuar nga kompanitë e tjera të Finlandës. Në fund të fundit, synimi i Helsinkit nuk ësthë që të tërheqë vetëm 15 profesionistë të talentuar por sa më shumë kandidatë të kualifikuar që janë të gatshëm që të shpërngulen aty.

Lexo po ashtu:  Programi qeveritar përbëhet nga 217 masa, Instituti EPIK e quan mision të (pa)mundur

Burimi BBC

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *