FISHTA MBI VARRIN E AVNI RUSTEMIT
Fragment
“Hajde, Avni, pra tash me u dá prej nesh pergjithmonë. E sa për punë të Shqypnís mos bán marak. Un, që ti e din se nuk gënjej, po t’jap fjalën ktû mbí grykë të vorrit tand se ideali yt kombtár do të triumfojë e Shqypnija ká me përparue e lirë e lulzueme;
pse në nji anë deka ká me herrë, ká me korrë, ká me shkëmesë kët frrotë idiotash, egoistash, fanatikësh e farizejsh, neper kthetrat e të cilvet sod fati i atdheut âsht tue u pershkue;
në tjetrën anë Perendija i amshueshëm ká me shndritë mendjen e ká me dikue aq fort fuqí në zemër të moshës së re, që kjo, me punë, me ndigjesë ndaj ligjët e me nji atdhedashuní të vërtetë, ta mbajë Shqypnín, ta bâjë me perparue e me lulëzue krahas kombeve të tjera të qytenueme. Ká me pasë Shqypni! Do të bâhet Shqynija!”
Nga: Fjala e Àt Gjergj Fishtës në dekë t’Avni Rustemit, rev. “Afrimi”, vj. II, maj 1924, Vlorë. (postuar në fb nga Aurel Plasari)