MekuliPress ka përzgjedhur disa thënie të popullit anglez:
Nëse vlerësoni gazetarinë tonë të pavarur, na mbështetni me një "kafe" simbolike për të mbajtur Mekuli Press të lirë nga çdo ndikim!
☕ Mbështete sot MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptareAi që shkruan e lexon asnjëherë s’do të kërkojë lëmoshë.
Ajo që dimë është një pikë uji, ajo që nuk dimë është një oqean i tërë.
Ç’vlerë ka të nxitosh kur je në rrugë të shtrembër?
Fjala e dhënë, shigjetë e shtënë.
Gjumi i hershëm dhe zgjimi i hershëm të bëjnë të shëndoshë, të mençur e të pasur.
Ha që të kënaqësh veten, vishu që të kënaqësh të tjerët.
Huadhënësit kanë kujtesë më të mirë se huamarrësit.
Inati të plakë, e qeshura të rinon.
I riu e kërkon rininë tek e papritura, i vjetri te zakoni.
I rrituri mes fëmijësh do kohë të bëhet fëmijë, fëmija mes të rriturish bëhet shpejt burrë.
Janë dy njerëz pa të meta, njëri ka vdekur, tjetri nuk ka lindur akoma.
Jeta është një gjë e madhe, e përbërë prej gjërash të vogla.
Jeta fillon në të ‘40-tat.
Kujdesu gjithmonë që pasqyra në të cilën shihesh mos të të bëjë të skuqesh.
Kur varfëria hyn për dere, dashuria ikën nëpër dritare.
Martesa është shumë më tepër sesa 4 këmbë të zhveshura në krevat.
Miku që arriti pushtet, mik i humbur.
Natyra na i ka dhuruar veshët, që vazhdimisht të janë të hapur, dhe gojën – të cilën shpeshherë është mirë të mbash mbyllur.
Ndize qiriun e atij tjetrit por mos e fik tëndin.
Në errësirë duhet dritë, në fatkeqësi mend.
Nëse do të pushosh gjatë, do të ndryshkesh shpejt.
Ngul këmbë me duar të sigurta.
Njerëzit pushojnë së menduari kur pushojnë së lexuari.
