“Ne ndodhemi vetëm pak minuta distancë sulmi”
16 nëntor 1934, transmetim, Londër

Churchilli është një zë i vetmuar në vënien në dyshim të politikës së vendit të tij për zbutje me Hitlerin.

“Në këto momente, ne ndodhemi vetëm pak minuta distancë sulmi nga brigjet franceze, holandeze dhe belge, dhe pak orë larg aerodromëve të mëdhenj të Europës qendrore. Jemi madje një gjuajtje topi larg kontinentit.

Kaq afër! A është e matur, a është e mundur, sado shumë që mund ta dëshirojmë, që t’i kthejmë shpinën Europës dhe të injorojmë atë që po ndodh atje? Kam arritur në përfundimin – jo pa hezitim, e pranoj – se nuk mund t’i largohemi. Ja tek jemi dhe duhet të bëjmë më të mirën. Por mos i nënvlerësoni rreziqet – rreziqet ë mëdhenj – që na duhet të kalojmë”.

2. “Ne qëndrojmë për lirinë”

5 tetor 1938, Dhoma e Ulët e Parlamentit

Pak ditë pasi Chamberlaini rikthehet nga Mynihu, duke tundur të famshmen tashmë copë letër, Churchilli paralajmëruan se lufta nuk është shmangur aspak. Dhe ka të drejtë.

“Ky është vetëm fillimi i numërimit. Kjo është vetëm gllënjka e parë, shija e hershme e një kupe të hidhur që do të na ofrohet vit pas viti, nëse, përmes një rikëmëbjeje të lartë të shëndetit moral dhe forcës luftarake, ne nuk ngrihemi sërish dhe të qëndrojmë për lirinë, si në kohët e dikurshme”.

3. “????, ??????, ????̈, ????̈ ??? ??????̈”

Është 13 Maji, 1940. Dhoma e Ulët e Parlamentit
Chamberlaini mendjelehtë, i mashtruar keq nga retorika premtuese e Hitlerit, ka dhënë dorëheqjen dhe Churchilli, tashmë 65 vjeç, ka krijuar qeverinë e tij.
Ja fjalimi i tij i parë në zyrë drejtuar kombit anglez. Fjalimi është madhështor.
“?? ?’? ????? ???????????, ????? ?? ? ??? ???̈??̈ ????? ??̈ ????̈ ????̈ ??̈ ??̈??̈ ??????: ???̈ ??? ??? ?????̈ ??̈? ??̈ ??????, ??̈????̧ ?? ????, ????̈, ????̈ ??? ??????̈. ??̈????? ???? ???? ???̈ ?????̈ ??̈ ??̈???̈. ??̈????? ???? ???? ?????̈ ???? ?????̈ ??? ???????.
?? ??????, ???? ?̈????̈ ???????? ????̈?
???̈ ???? ??̈ ????: ?????̈ ??̈ ??̈ ??̈???̈ ?????̈, ??? ????, ???? ??? ????, ?? ??̈ ??????̈ ?????̈??????̈ ??? ?????̈? ????̈ ??̈ ???? ???? ??̈ ?? ? ????̈; ??̈ ??̈???̈ ?????̈ ?????̈? ???̈ ??????? ??????????, ??̈ ?????̈????̈ ??? ?̈????̈ ?????? ??̈ ????????? ? ?? ??? ??̈ ????????̈? ??̈ ??????? ?????̈????. ??? ?̈????̈ ???????? ????̈.
?? ??????, ???? ?̈????̈ ????????? ???̈?
???̈ ???? ??̈ ??̈???????? ?? ???̈ ?????̈: ?????̈ ???????, ??????? ?? ?̧?? ????? ??????̈????? ??????̈ ????????, ???????, ???? ? ?????̈ ??? ? ??̈??????̈ ???? ??̈ ????̈ ?????, ????? ?? ??????, ??? ?? ?????????̈”.

4. “Ne nuk do të dorëzohemi kurrë

Lexo po ashtu:  Associated Press: Putin sugjeron se ka luajtur një rol kyç në okupimin e aeroportit të Kosovës!

4 qershor 1940. DHoma e Ulët e Parlamentit

Pas evakuimit në DUnkirk, Churchilli qetëson euforinë e kombit dhe forcon vendosmërinë e tij.

“Edhe pse pjesë të mëdha të Europës dhe shumë shtete të vjetër e të famshëm kanë rënë apo mund të bien nën mbërthimin e Gestapos, dhe të gjithë aparatin e urryer të sundimit nazist, ne nuk do të luhatemi apo shembemi. Do të shkojmë deri në fund, do të luftojmë në Francë, do të luftojmë në dete dhe oqeane, do të fitojmë me vetëbesim në rritje dhe forcë në rritje në ajër, do të mbrojmë ishullin tonë, cilado qoftë kostoja, do të luftojmë në plazhe, do të luftojmë në vendet e zbarkimit, do të luftojmë në fusha dhe në rrugë, do të luftojmë në kodra; nuk do të dorëzohemi kurrë”.

5. “Kjo ishte ora e tyre më e mirë”

18 qershor 1940. Dhoma e Ulët e Parlamentit

Churchilli qëndron në këmbë përballë mësymjes, dhe frymëzon pilotët e Forcave Ajrore Mbretërore, që të sjellin fitoren në Betejën e Britanisë.

Lexo po ashtu:  Gjendet një shkrim më i lashtë se “Formula e pagëzimit”

“Beteja e Francës ka marrë fund. Unë pres që tani të fillojë Beteja e Britanisë. Nga kjo betejë varet mbijetesa e qytetërimit të krishterë. Nga ajo varet jeta jonë britanike, dhe vazhdimësia e gjatë e institucioneve dhe perandoria jonë. E gjithë furia dhe forca e armikut, shpejt do të bjerë mbi ne. Hitleri e di që do të duhet të na thejë ne në këtë ishull, ose do të humbasë luftën.

Nëse ne mund të qëndrojmë kundër tij, e gjitha Europa mund të jetë e lirë dhe jeta e botës mund të ecë përpara, drejt tokave të epërme ku shndërrin dielli. Por nëse dështojmë, atëherë e gjithë bota, duke përfshirë SHtetet e Bashkuara, duke përfshirë gjithçka që ne kemi njohur dhe për të cilën jemi kujdesur, do të zhytet në humnerën e një Epoke të re të Errët, e cila është bërë më e ligë, dhe ndoshta më e zgjatur, prej dritave të shkencës perverse. Atëherë, le të bëhemi gati për detyrat tona, dhe të mbajmë në mendje që, nëse Perandoria Britanike dhe Komonuelthi të zgjasë për një mijë vjet, njerëzit do të thonë: “Kjo ishte ora e tyre më e mirë”.

6. “Të paktët”

20 gusht 1940. Dhoma e Ulët e Parlamentit

Teksa Beteja e Britanisë arrin kulmin, Churchilli vlerëson guximin e pilotëve të Forcës Ajrore Mbretërore.

“Mirënjohja e çdo shtëpie në ishullin tonë, në Perandorinë tonë, dhe në fakt në gjithë botën, përveç se në banesat e fajtorëve, shkon tek pilotët britanikë që, të patrembur prej shanseve, të palëkundur në sfidën e tyre konstante dhe rrezikun vdekjeprurës, po kthejnë fatet e Luftës së DYtë Botërore, përmes aftësive dhe devotshmërisë së tyre. Kurrë më parë në historinë e konflikteve njerëzore, kaq shumë njerëz nuk i janë detyruar për lirinë e tyre, kaq pak njerëzve”.

7. “Një perde e hekurt ka rënë”

Lexo po ashtu:  Kë do të ndihmonit të parin? Përgjigja juaj do të zbulojë se çfarë lloj personi jeni

5 Mars 1946, Fulton, Missouri

Churchilli paralajmëron për rrezikun e Rusisë sovjetike. Kjo gjë ndalon tërheqjen e Amerikës në izolacionizëm dhe shpie në krijimin e NATO-s.

“Nga Stettini në Balltik e deri në Trieste në Adriatik, një perde e hekurt ka rënë nëpër të gjithë kontinentin. Prapa asaj vije ndodhen të gjithë kryeqytetet e shteteve të lashtë të Europës Qendrore dhe Lindore. Varshava, Berlini, Praga, Viena, Budapesti, Beogradi, Bukureshti dhe Sofja, të gjithë këta qytete të famshëm dhe popullsitë përreth tyre qëndrojnë në atë që duhet ta quaj sfera sovjetike”.

8. “Kombi … kishte zemër luani”

30 nëntor 1954. Prezantim në Parlament, të dy dhomat.

Në ditëlindjen e tetëdhjetë, Churchilli tregon sërish se është një mjeshtër i oratorisë.

“Jam shumë i kënaqur që Z. Attlee i përshkroi fjalimet e mi në luftë, se shprehnin vullnetin jo vetëm të Parlamentit, por të të gjithë kombit. Vullneti i tyre ishte i palëkundur, i pamëshirshëm dhe i papushtueshëm. E ndieja që duhej ta shprehja, dhe nëse gjeta fjalët e duhura, nuk duhet të harroni që unë e kam fituar bukën me laps dhe me gjuhë. Ishte kombi dhe e gjithë raca që jeton përreth globit, që kishte zemrën e luanit. Unë kisha fatin që të lëshojë ulërimën.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *