A kanë meshkujt në të vërtetë një dëshirë më të madhe për seks?

Epo, po, ata kanë një dëshirë më të madhe. Studimet tregojnë se dëshira e meshkujve për seks jo vetëm që është më e madhe, por gjithashtu shprehet në mënyrë shumë të drejtpërdrejtë. Burimet për libidon e grave, për kontrast, janë shumë më tepër të vështira të aktivizohen.

Dihet se femrat u japin më tepër vlerë lidhjeve emocionale, në vend të një shkëndije seksuale. Por femrat gjithashtu duket se ndikohen fuqishëm nga faktorë socialë dhe kulturorë. Dëshira seksuale e femrës është ekstremisht e ndjeshme karshi ambientit dhe kontekstit social, thonë ekspertët.

Më poshtë do t`ju paraqesim shtatë modele reagimesh seksuale mashkullore dhe femerore, të cilat janë zbuluar nga studiuesit. Por mbani parasysh se individë të caktuar mund të përjashtohen nga këto rregulla të përgjithshme.

Dëshira për seks: Si krahasohen burrat dhe gratë

1. Burrat mendojnë më tepër për seksin.
Shumica e burrave nën 60 vjeç, mendojnë për seksin të paktën një herë në ditë, thonë specialistët. Kurse vetëm çereku i grave kanë po këtë sjellje në lidhje me seksin.

Në një studim mbi sjelljen ku vëzhgohej dëshira seksuale te burrat dhe ajo te g6ratë, Roy Baumeister, një psikolog social nga Universiteti Shtetëror i Floridas, zbuloi se burrat “ndizeshin” më shpesh krejt spontanisht si dhe kishin më tepër fantazi seksuale.

2. Burrat e kërkojnë seksin më me zell.
“Burrat dëshirojnë të bëjnë seks më shpesh se gratë në fillim të marrëdhënies, në mes të saj, por dhe shumë vjetë më pas”, – gjykojnë ekspertët pas vëzhgimeve dhe studimeve të ndryshme që ata kanë realizuar. Kjo nuk është e vërtetë vetëm për çiftet heteroseksuale, por gjithashtu meshkujt gay kanë më tepër dhe më shpesh dëshirë seksuale, krahasuar me femrat lesbike. Burrat gjithashtu thonë se duan më shumë partnere seksi në jetën e tyre dhe se janë të interesuar për seks të rastësishëm.

Burrat me shumë gjasa kërkojnë seks edhe kur i refuzojnë apo “i përzënë”.

Rreth 2/3 e burrave masturbojnë, ndonëse gjysma prej tyre më pas ndihen fajtorë. Në të kundërt, 40% e grave thonë se masturbojnë por shpeshtësia e masturbimit te këto gra është shumë herë më e ulët.

Prostitucioni është ende një fenomen ku më tepër janë burrat që kërkojnë seks kundrejt pagesës me gratë, sesa e anasjellta.

Murgeshat bëjnë një detyrë më të mira kur përmbushin vokacionin e tyre, në krahasim me priftërinjtë. Në një vëzhgim të qindra klerikëve nga Sheila Murphy, 62% e priftërinjëve pranuan se kishin pasur aktivitet seksual, krahasuar me 49% të murgeshave. Burrat deklaruan më tepër partnerë mesatarisht, krahasuar me gratë.

Lexo po ashtu:  5 vendet ku duhet të bëni seks të paktën një herë në jetë

3. Prirjet seksuale të grave, janë më të ndërlikuara se sa ato të burrave.
Çfarë i eksiton femrat? Ndonjëherë, as vetë femrat nuk dinë t`i japin përgjigje kësaj pyetjeje. Studiuesja Meredith Chivers dhe kolegët e saj të Universitetit të Northvvestern-it, u treguan filma erotikë burrave dhe grave heteroseksualë dhe gay dhe më pas, i pyetën ata në lidhje me eksitimin. Gjithashtu, kishin vendosur pajisje në gjenitalet e tyre për të matur nivelin e tyre të eksitimi.

Për burrat, rezultati ishte mëse i parashikueshëm: heteroseksualët thanë se u eksituan më tepër me pamjen erotike heteroseksuale, pohime të cilat i mbështetën edhe pajisjet e vendosura në gjenitalet e tyre. Për gratë, rezultatet ishin më tepër befasuese. Për shembull, gratë heteroseksuale, thanë se ato eksitoheshin më tepër nga seksi mashkull-femër, por pajisjet në gjenitalet e tyre dëshmuan se në fakt ato u eksituan njësoj edhe me pamjet mashkull-femër, edhe me ato femër-femër edhe me pamjet mashkull-mashkull.

“Burrat janë shumë të prerë dhe specifik në lidhje me ata që i eksitojnë, me kë duan të bëjnë seks apo me kë duan të bien në dashuri”, pohojnë ekspertët. Në të kundërt, gratë mund të jenë më të hapura për marrëdhënie intime me persona të të njëjtit seks pikërisht falë manisë së tyre të ulët për seks. Me shumë gjasa, gratë mund të interesohen seksualisht apo të bien në dashuri me gratë më shpesh dhe më tepër sesa burrat me burrat. Jo domosdoshmërisht e bëjnë diçka të tillë, ama nuk u mungon mundësia dhe kapaciteti.

Këto rezultatet të Bailey-t janë mbështetur dhe nga një sërë studimesh të tjera, të cilat tregojnë se homoseksualiteti është më tepër i përhapur mes grave, sesa burrave. Gjithashtu, ekspertë të po këtij studimi, raportuan kohë më pas se lesbiket kishin pohuar se kishin pasur seks kohëve të fundit me burra, ndërkohë që diçka e tillë ndodhte tepër rrallë apo aspak me burrat gay. Ata thuajse kurrë nuk bënin seks me gratë, rastësisht dhe jashtë prirjes së tyre identifikuese homoseksuale. Gjithashtu, gratë kishte më tepër gjasa ta quanin veten biseksuale, duke e cilësuar orientimin e tyre seksual më tepër si një çështje zgjedhjeje.

4. Sjellja seksuale e grave është më tepër e ndikuar nga faktorë socialë dhe kulturorë.
Në inspektimin e tij, Baumeister vuri re shumë momente ku vërtetohej ideja se gratë në shumë mënyra ndikoheshin në sjelljen e tyre seksuale nga ambienti. Kjo dukej në qendrimet e tyre, praktikat dhe mënyra se si shprehnin dëshirat.

Lexo po ashtu:  « Kam pasur seks të veqantë muajin e kaluar. Nuk ishte hera e parë që tradhtova burrin tim... Unë jam 34 vjeqare dhe jam martuar që dhjetë vjet. Unë e dua burrin tim, i cili është 36 vjeqar, por ai...»

Qendrimet e grave (dhe vullneti për të praktikuar) sjellje të caktuara seksuale janë shumë të ndryshme nga ato të burrave. Gratë që shkojnë rregullisht në kishë, kanë më pak gjasa të kenë qendrime tolerante ndaj seksit. Burrat nuk e tregojnë këtë lidhje midis kishës dhe sjelljeve seksuale. Gratë influencohen më tepër nga qendrimet e grupit të tyre kur marrin vendime rreth seksit. Gratë me arsimim më të lartë kishin më tepër gjasa të kishin praktikuar stile të ndryshme seksuale, si për shembull, seks oral; pikërisht edukimi dhe arsimin, nga studimet del se zvogëlon diferencat mes meshkujve dhe femrave sa i takon sjelljes seksuale. Gratë kishin më tepër gjasa krahasuar me burrat të tregonin mospërputhshmëri midis vlerave të shprehura për aktivitet seksual si për shembull, seksi para martese dhe sjelljes së tyre praktike aktuale.

Pse janë sjelljet seksuale të grave në dukje më të dobta dhe të ndjeshme ndaj ndikimeve të jashtme? Disa kanë hedhur hipotezën se kjo ka lidhje me fuqinë më të madhe të burrave në shoqëri apo pritshmëritë e ndryshme seksuale të burrave krahasuar me gratë.

Burrat e kanë të gdhendur nxitjen për seks edhe në materialin e tyre gjenetik, pretendojnë ekspertët. Në të kundërt, gratë kanë prirje t`i zgjedhin me shumë kujdes partnerët e tyre, pasi ato janë lloji njerëzor që mund të mbetet shtatzënë dhe për pasojë, që kujdeset për bebet, pra jetët e reja njerëzore. Për këtë arsye, nuk zgjedh dot rastësisht dhe pa marrë kohë në dispozicion. Ato me shumë gjasa janë më tepër të mësuara dhe edukuara të kërkojnë cilësi marrëdhëniesh, pasi kanë nevojë për një partner që t`u rrijë pranë e të kujdeset për të voglin. Ato me shumë gjasa preferojnë dhe zgjedhin meshkutj me shumë burime, sepse ata kanë më tepër mundësi të mbajnë një fëmijë.

5. Gratë ndjekin një itinerar më pak direkt drejt kënaqësisë seksuale.

Burrat dhe gratë ndjekin itinerare të ndryshme për të mbërritur te dëshira seksuale. “I dëgjoj femrat të thonë në zyrën time se dëshira e ka origjinën më tepër midis veshëve, sesa midis këmbëve”, thotë Esther Perel, psikoterapiste nga Nju Jorku, autore librash me këtë tematikë. “Gratë kanë nevojë për pak intrigë – kështu nis novela e romancës për to. Ka të bëj më tepër me rrugëtimin, se si ti mbërrin atje;

Lexo po ashtu:  Je i kënaqur në krevat? Bëj testin e seksit që ta zbulosh

Dëshira e grave është më tepër kontekstuale, subjektive, e bazuar më tepër te emocionet, shton Perel. Në të kundërt, burrat nuk kanë nevojë të kenë po kaq shumë imagjinatë, përderisa seksi është më i thjeshtë dhe i drejtpërdrejtë për ta.

Kjo nuk do të thotë se burrat nuk kërkojnë intimitet, dashuri dhe lidhje në një marrëdhënie, njësoj si femrat. “Gratë duan të flasin më parë, të lidhen dhe pastaj të bëjnë seks”, shpjegon Perel. “Kurse për burrat, seksi është vetë lidhja. Seksi është gjuha që përdorin burrat për të shprehur anën e tyre të butë dhe të dashur”, thotë Perel. “Kjo është gjuha e tyre e intimitetit.”

6. Gratë e përjetojnë orgazmën ndryshe nga burrat.

Teksa studiuesëve u duket e ndërlikuar të përpiqen të masin gjëra të tilla si, sa zgjat orgazma te burrat dhe gratë, ata kanë të dhëna për atë se sa kohë u duhet burrave dhe grave që të arrijnë orgazmën. Mesatarisht burrat duan katër minuta që nga koha e penetrimit që të përjetojnë orgazmën, kurse grave zakonisht u duhen 10 deri në 11 minuta – gjithmonë nëse arrijnë një orgazëm.

Kjo është një tjetër diferenc midis sekseve: sa shpesh kanë një orgazëm gjatë seksit. Te meshkujt që janë çift, 75% raportojnë se kanë gjithmonë një orgazëm, përballë 26% të grave. Dhe jo vetëm që ka në realitet një ndryshim, por ka një ndryshim gjithashtu edhe në perceptim. Teksa partneret femra të burrave e masin orgazmën e tyre në mënyrë të saktë, partenërët meshkuj të femrave raportojnë se ata kanë menduar se femrat e tyre kanë pasur orgazma në 45% të kohës.

7. Libidoja e femrës i përgjigjet më pak ilaçeve.
Dëshira e ulët për seks te meshkujt, fare mirë mund të luftohet me ilaçe. Tek ata janë aplikuar ilaçet jo vetëm për ereksion, por gjithashtu edhe për të shtuar dëshirën dhe libidon.

Testosteroni ka lidhje të drejtpërdrejt me dëshirën për seks, si te meshkujt, ashtu edhe te femrat. Por testosteroni punon më shpejt te burrat me libido të ulët, sesa te gratë thotë endokrinologu Braunstein, shef i Departmantentit të Mjekësisë në “Cedars Sinai Medical Center”, Los Angeles dhe një ndër kërkuesit lider mbi trajtimet me testosteron te gratë. Dhe teksa trajtimet janë efektive, ato nuk kanë njësoj efekt te femrat, ashtu siç janë te meshkujt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *