Këshilltari personal i kryeministrit, Kurti gjatë fushatës zgjedhore ka thënë që Barac Obama e Albin Kurti ngjasojnë.

Ishte viti 2012 kur Barak Obama po zhvillonte një fushatë intezive për tu bërë president në Amerikë.

Fushata e tij ishte shumë e veçantë.

Ndërsa gjithë këto video në prapaskena që zgjuan kureshtjen e shumëkujt i ka realizuar Arun Chaudhary.

Gati 12 vjet më vonë, i njëjti video të tilla ka realizuar edhe në Kosovë.

Amerikani 34 vjeçar, ka punuar për fushatën e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, i cili fitoj zgjedhjet e 6 tetorit e pak ditë më parë u bë edhe kryeminsitër.

Chaudhary tregon se si u njoh me Kurtin.

Ish këshilltari i Obamës sheh ngjashmëri mes ish presidentit amerikan e kryeministrit aktual të Kosovës, Albin Kurtit.

Ai më tej thotë që i mungon familja e katër macet që i ka në shtëpi por ndjehet me fat që ka punuar me partinë e Albin Kurtit.

Chaudhary thekson që përvoja këtu në Kosovë i ka shërbyer edhe atij.

Pos kësaj Arun Chaudhary,  tregon edhe përvojën që ka pasur me ish presidentin amerikan Barac Obama, që për të ka qenë detyra më e rëndësishme në jetën e tij.

Lexo po ashtu:  Bëhen 21 vjet nga masakra serbe ndaj shqiptarëve në Korishë

Më tej ai thekson që do të donte të qëndronte në Kosovë dhe të ndihmonte Kurtin por thotë që e presin punë tjera, pasi janë në pritje të zgjedhjeve në SHBA.

Ai madje thotë se duhet të marrin njerëz nga Kosova për ti dërguar atje, sepse siç shprehet Chaudhary zgjedhjet e tetorit në Kosovë shkuan më mirë se sa ato në Iowa.

Aktualisht ai është duke punuar në Itali dhe në SHBA.

Arun Chaudhary, në Amerikë po kujdeset për fushatën e kandidati për president nga radhët e demokratëve, Berni Sasnders.

Por thekson që do të lë kohë edhe për qeverinë Kurti që të ketë pak mundësi të kyçet në të.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *