I ftuar në Task Force në SYRI TV me Sonila Meçon, diplomati Agim Nesho ka folur për zhvillimet brenda Partisë Demokratike dhe ndërhyrjet e mdërkombëtarëve.

Sipas diplomatit Nesho, veprimet e ndërkombëtarëve janë duke i kaluar vijat e kuqe në raportet e Shqipërisë duke provokuar këtë krizë brenda Partisë Demokratike.

Meço: Mbështetja e pakursyer e ambasadores amerikane ndaj të shkarkuarit nga demokratët të Lulzim Bashës!

Nesho: Është e qartë se ndërhyrja e huaj e ka provokuar këtë krizë brenda Partisë Demokratike. Një krizë që ka pasur edhe kundërveprimin e saj duke krijuar një hapsirë më demokratike brenda PD. Në këtë kuptim shikohet edhe më e patolerueshme sepse veprimet e ndërkombëtarëve janë duke i kaluar vijat e kuqe në raportet me ta dhe të krijimit të një shoqërie demokratike.

Jetojmë në një demokraci mes dy shteteve qoftë mes SHBA-së dhe Shqipërisë edhe pse tepër e vogël nuk mund të lejojë një trajtim të tillë.

E kam theksuar edhe më parë se ka raste që diplomatët e huaj mahniten dhe qeshin me pikturat dhe zhgarravinat në një zyrë dhe nuk reflektojnë për atë çfarë përfaqëson ecuria e këtij shteti dhe aspiratat e shtetit për tu integruar.

Lexo po ashtu:  “Ç’pret nga një botë ku i mashtruari turpërohet më shumë se mashtruesi”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *