… Le të themi në fund se kriza shoqërore, politike, por edhe morale që na ka kapluar, si dhe disa faktorë të tjerë e kanë marginalizuar kulturën tonë. Të papriturat që përditë e më shumë na bien në kokë sikur na kanë tjetërësuar, e kanë fashitur veprimin, por ato nuk bën (s’duhet të lejojmë) ta prekin vullnetin dhe gjëturinë, vëllimin tonë. Prandaj edhe më duket se nuk i kemi dalë borxh jetës as veprës së Esad Mekulit. Por, ai nuk është vetëm. Le të presim ditë më të mira. Ndoshta unë nuk e kam mirë!? Ndoshta…

“Jeta e re” u bë shkollë krijuesish

Esad Mekuli ka pasur fëmijërinë plot peripeci, rininë dramatike, shkollimin e ndërlikuar, vazhdën e jetës ende si njeri edhe si krijues dhe veprimtar i kulturës dhe shkencës shumë karakteristike, prore nën thirrën e censurës dhe “hallakaties” së materialeve natën ose ditën. Do të thotë ka qenë gjithnjë para dyerve të hapura të burgut, ndonëse nuk e burgosnin. Ai luftoi për secilin poet dhe prozator tonin kur ata ishin në rrezik. Pa pritesë, me të dëgjuar për ndonjë krizë në të cilën kishte rënë ky ose ai poet politikisht, ekonomikisht, lidhur me kushtet dhe banesën, me gjendjen shëndetësore të pavolitshme, ngutjej dhe angazhohej me gjithë shpirt për ta, duke intervenuar dhe duke i mbrojtur ata sa lejonin mundësitë. S’do të ishte mirë që këto të harrohen, ngase brezi i ri ishte si një fidanishte lulesh që lehtë mund t’i vriste bryma dhe acarët e politikës ose të deformimeve perfide.

Esad Mekuli e la veterinarinë, të cilën e donte dhe, pa dyshim, kishte prirje për hulumtime shkencore (dëshmojnë një varg punimesh të botuara në gjuhë të ndryshme) dhe iu përkushtua revistës letrare “Jeta e re”, e cila u bë shkollë e shkëlqyeshme nëpër të cilën kaluan brezat e tërë krijuesish. Do të vlente, pa asnjë dyshim që dyzet vëllimet (vjetarët) e kësaj reviste, ose më mirë dyqind e pesëdhjetë numrat e saj të studiohen dhe të analizohen më thellë, të tregohen shtigjet nga kemi kaluar, rrita jonë dhe serioziteti në krijimin e një letërsie plot ngjyra, kthesa, ndoshta edhe batica e zbatica, por edhe plot përkushtim e dashamirësi.

Për Esadin, e pastaj për një varg krijuesish që pasuan, për një vistër bashkëpunëtorësh të tij, letërsia, pra “Jeta e re” si bazë e saj, ishte një aktivitet shpirtëror me domethënie të veçantë, një mjeshtëri artistike dhe mundësi njohjeje, por edhe mundësi e madhe për shfaqjen e ideve dhe emocioneve, brengëve dhe hidhërimeve.

Lexo po ashtu:  Kjo orë inteligjente ka një avantazh të madh ndaj rivalëve

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Çfarë ishte kjo mundësi e madhe e transmetimit të porosive, çfarë porosish ishin ato, cila ishte bukuria dhe misioni i vërtetë i shkrimeve, filozofia e revistës, pozita e saj; cilat ishin dhe çfarë ishin përgëzimet, ndërlikimet, presionet dhe pengesat e tjera të ndryshme?! Do t’ia vlente barra qiranë që kjo revistë, kjo vepër e tij e madhe e shumëvëllimshme, ku janë shkrimet e shumicës së autorëve tanë të kohës, të vështrohen, të përmenden, të vihen në pah si vlera dhe synime vërtet të guximshme dhe të mbara në atë kohë dhe në ato rrethana.

Hasan Mekuli me krijues të njohur nga Shqipëria
(Copëza nga libri “Me Hasan Mekulin”, autor Bajram Kabashi, 1997, Prishtinë)

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com