Fluks vizitorësh në prag të sezonit turistik, në ambientet e muzeut Ikonografik Onufri dhe Etnografik, Berat. Të dhënat tregojnë se numri i vizitorëve do të jetë më i lartë për vitin 2019 krahasuar me sezonin turistik të një viti më parë.

Turistët e huaj kanë zgjedhur të vizitojnë këto muze. Edhe në pranverë, Berati mbetet destinacion turistik, ashtu sikundër në stinët e tjera. Muzetë e qytetit gjatë 3 mujorit të parë të 2019 kanë mirëpritur rreth 4 mijë vizitorë vendas dhe të huaj duke e bërë këtë vend si një ndër më të preferuarit e qytetit të Beratit.

Muzeu Etnografik është krijuar në vitin 1979 në një banesë me arkitekturë karakteristike beratase. Periudha e ndërtimit i përket shekullit të XVIII.

Mjedisi i jashtëm i këtij muzeu shquhet për një kombinim të natyrshëm të objekteve te mëdha muzeale. Pranë pusit është vendosur mëngra (mulliri shtypës), si dhe presa e drunjtë që shërbente për nxjerrjen e vajit nga ulliri.

Gjithashtu këtu ka edhe shumë enë të mëdha qeramike që përdoreshin kryesisht për mbajtjen e produkteve të lëngshme. Ky muze ka një fond të pasur me rreth 1200 objekte.

Lexo po ashtu:  PD: Përgjimet e Antimafias italiane provuan bashkëpunimin e Ramës dhe Veliajt me mafian

Muzeu mban emrin “Onufri”, njëri prej kryemjeshtrave të pikturës shqiptare të shek. XVI. Kisha është rindërtuar në vitin 1797 në lagjen “Kala”, ka qenë katedralja e qytetit e cila është monumenti më përfaqësues i arkitekturës pas bizantine në qytetin e Beratit.
Koleksioni i muzeut përbëhet nga 173 objekte të përzgjedhura nga një fond prej më se 1500 objektesh që i takojnë fondeve të kishave dhe manastireve të Shqipërisë. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *