“Korça si destinacion turistik gjithëvjetor, ka shumë potenciale të ofrojë një paketë turistike edhe më të plotë”, deklaroi sot Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Klosi mori pjesë sot në një takim me sipërmarrësit turistik në Korçë, ku ishin të pranishëm edhe ministri i Sipërmarrjes, Eduard Shalsi, Zv/ministrja e Financave, Belinda Ikonomi dhe Drejtoresha e Tatimeve, Delina Ibrahimaj, deputetët e zonës e të zgjedhurit vendorë, për të diskutuar me sipërmarrësit turistik të zonës.
“Procesi i kategorizimit, do të na japë një databazë elektronike të strukturave pritëse, për të hartuar politika të qarta në zhvillimin e turizmit”, tha Klosi. / atsh/

