Më 23 dhjetor të vitit 1966, u përcoll urimi i fundit i Krishtlindjes në Shqipërinë diktatoriale.

Përmes një telegrami, kryetari i Kishës Ortodokse Autoqefale, kryepeshkopi Damian i komunikoi urimin e rastit kryetarit të Kishës Katolike të Shqipërisë, Imzot Ernest Çobës, duke bashkuar lutjet “për një paqe në mbarë botën dhe begatinë e atdheut tonë të shtrenjtë”. Koha tregoi se ky urim nuk ishte aspak profetik, pasi një vit më pas nisi periudha ateiste në Shqipëri.

“Shteti nuk njeh asnjë fe dhe mbështet dhe zhvillon propagandë ateiste për të përfshirë njerëzit në botëkuptimin shkencor materialist”, deklarohej në nenin 37 të Kushtetutës së Republikës Popullore.

Megjithatë, figura e klerit ishte vënë nën shenjestër kohë më parë, që prej instalimit të regjimit totalitar.

Në dhjetor 1945 u vunë në pranga dhjetëra klerikë dhe besimtarë katolikë. Një pjesë e tyre u dënuan në gjyqe të udhëhequra nga ushtria. Në mars 1946, u ekzekutuan shtatë besimtarë. Kjo fushatë kanosëse kundër fesë u përshkallëzua deri në përligjjen e cenimit të objekteve të kultit, pas fjalimit të mbajtur nga Enver Hoxha më 6 shkurt 1967.

Lexo po ashtu:  Shqiptarët përkujtojnë Betejën e Kosovës, 1389, që u zhvillua në mes të Perandorisë Osmane dhe shtetit të Arbërit me fqinjë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *