Lis Bukuroca

Më 30 prill 2025, presidenti serb Aleksandar Vuçiç pat deklaruar se do të udhëtonte në SHBA për t’u takuar dy herë me presidentin amerikan Donald Trump. Jo një, por dy herë. Megjithatë, mediat serbe raportuan për këtë udhëtim me spekulime të ndryshme, duke ngritur pikëpyetje mbi arsyet e vërteta të vizitës.

Një tjetër mendim i përhapur ishte se Vuçiç kërkonte njëfarë “leje” nga Trump për të shkuar në Moskë, sepse BE ishte kundër asaj vizite. Ai vetë pat deklaruar se Serbia nuk mund t’i urdhërohet dhe se ai, do të shkojë atje.

Portali “Danas” duke iu referuar portalit të Sarajevës “klix” njofton se darka gala kishte kushtuar 1 milionë dollarë për njeri, ndërsa një fotografi me Trumpin 5 milionë dollarë.

Këto takime janë zakonisht të destinuara për mbledhje fondesh për Partinë Republikane dhe nuk lejohet pjesëmarrja e politikanëve të huaj, si një masë për të parandaluar ndikimin e jashtëm në politikën amerikane.

Presidenti Trump ka qenë më parë nën hetim për lidhje të mundshme me ndërhyrje të huaja në zgjedhjet e vitit 2016, ndaj një përfshirje e Vuçiçit në atë ngjarje mund të shihej si e rrezikshme për imazhin e Trumpit, thotë tutje gazeta.

Lexo po ashtu:  Taylor e kritikon gazetarin: “Këtë pyetje nuk do t’ia kishit bërë kurrë ndonjë mashkulli”

Kjo mund të shpjegojë arsyen pse, sipas disa burimeve, Vuçiç është detyruar të largohet pa takuar Trumpin dhe të rikthehet në Beograd, duke simuluar dhembje në gjoks, por duke hipur në avion në atë derexhe për të fluturuar rreth 10 orë.

Pas kthimit, Presidenca serbe raportoi se Vuçiç kishte pasur probleme me tensionin e gjakut dhe dhimbje në kraharor, duke lënë të kuptohet një incident shëndetësor. Por sjellja teatrale dhe koha e këtij njoftimi ka ngjallur dyshime në opinionin publik dhe në media.

Vuçiç, duke përjetuar një refuzim dramatik në rritje në Serbi, po përpiqet të ndërtojë për vete një narrativë si lider global, për të rritur kapitalin politik të brendshëm duke përmendur shpesh takimet me figura të fuqishme botërore si presidentët e Kinës, Brazilit, Rusisë e SHBA-së.

Ai pat besuar se protestuesve do t’ua dërgonte disa fotografi me Trumpin dhe pas diku një jave, disa tjera me Putinin, pastaj me presidentin e Kinës dhe liderë të tjerë që do t’i takonte në Moskë. 

Lexo po ashtu:  Modeli shqiptar Rolando Lekaj, i martuar me miliarderen nga Kina:"Unë dhe Nusja ime kemi vendosur të ndihmojmë Shqipërinë në këto ditë të vështira. Së shpejti do arrijnë nga Kina 200.000 maska mbrojtëse për HERONJTË TONË (DOKTORET) që po luftojnë në vijen e parë të Luftës"

Por, meqenëse Bashkimi Europian mund t’i vendosë sanksione, e mundur se do të shtiret i sëmurë tutje dhe do ta dërgojë Vulinin në Moskë. Sidoqoftë, aktrimeve të tij i ka ardhur fundi në Serbi…