“Rosa Mandarinë” (Aix galericulata), që vlerësohet nga vëzhguesit e zogjve si një nga shpendët më të bukur në botë është një vizitore shumë e rrallë edhe në Shqipëri.

Dimrin e këtij viti vetëm një specie është shfaqur në Liqenin artificial të Tiranës duke bashkëjetuar me rosat e tjera.

“Rosa Mandarinë” është me prejardhje nga Azia Lindore dhe shquhet për ngjyrat mbresëlënëse dhe format që merr gjatë notimit në ujë.

Studiuesi i shpendëve Mirian Topi i tha Zërit të Amerikës se rosa mandarin mund të jetë shkëputur nga ndonjë rezervat i ruajtur natyror në vendet e rajonit nga ku ka ardhur në Shqipëri.

Rosa mandarinë u fotografua në Liqenin e Tiranës nga gazetari Raimond Kola.


Lexo po ashtu:  Donald Trump ikën të luajë golf: Të hënën nis “lufta” jonë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *