“Bukuria nuk ka ndonjë dobi të dukshme, e as nuk ekziston ndonjë nevojë kulturore për të, por prap, njerëzimi nuk mund të bëjë pa të.” – Sigmund Freud

“Ta thuash të vërtetën në kohën e gënjeshtrës, është veprim revolucionar.” – George Orwell

“Çmimi i madhështisë është përgjegjësia.” – Winston S. Churchill

“Por në fund, dikujt më shumë i nevojitet guxim për të jetuar se sa për të vrarë veten.” – Albert Camus

“Secili gabim është një mundësi për të mësuar, por mos e bëni gabimin e njëjtë përsëri e përsëri – ky është budallallëk pastaj.” – Osho

“Njeriu superior mendon gjithmonë për virtytin; njeriu i zakonshëm mendon vetëm për rehatin.” – Confucius

“Shumë njerëz mendojnë se Amsterdami është qyteti i mëkatit, por në të vërtetë ai është qytet i lirisë, dhe në Liri shumica e njerëzve e gjejnë mëkatin.” – John Green

“Shumë njerëz besojnë se janë duke menduar, përderisa ata janë vetëm duke ri-ndërtuar paragjykimet e tyre.” – William James

“Karakteri i mirë nuk formohet brenda javës ose muajit. Ai krijohet pak nga pak, ditë pas dite. Nevojiten përpjekje të durueshme dhe të zgjatura, për të zhvilluar karakterin e mirë.” – Herakliti

Lexo po ashtu:  “Gruaja e tjetrit” – nga Abelardo Castillo

“Njerëzit me talente të mëdha shpirtërore kanë një ndjeshmëri tejet të mprehtë ndaj dhimbjes. Kjo vjen ngaqë tek ata mbizotëron aktiviteti nervor.” – Arthur Schopenhauer

“Arti ekziston për ti ngushëlluar ata që janë të thyer nga jeta.” – Vincent Van Gogh

“I mprehtë është ai njeri që mund ta thotë atë që e dëshiron, me minimumin e fjalëve.” – Sophocles

“Për tu lidhur plotësisht me dikë tjetër, ne duhet së pari të lidhemi me veten tonë. Nëse ne nuk mund ta përqafojmë vetmin tonë, tjetrin do ta përdorim thjeshtë si mburojë kundër izolimit.” – Irvin D. Yalom

“Pra ky qenka Ferri. Kurrë nuk do ta besoja. Ju kujtohet se të gjithëve na është treguar për dhomat e torturës, për zjarrin dhe squfurin, për “tokën e ndezur. Tregimet për shtrigat! Nuk ka nevojë për djaj të kuq dhe të zjarrtë. Ferri janë njerëzit e tjerë.” – Jean Paul Sartre

“Nuk është dashuria ajo që duhet të përshkruhet si e verbër, por egoizmi (dashuria për veten).” – Voltaire – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

Lexo po ashtu:  I varuni i këndon lirisë/ »Gjatë t’ashtuquejtunit  “akcion për mbledhjen e armëve’’, i torturuem për me dorëzue pushkën që nuk e kishte –e vari vetën nji njeri… «

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *