Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka pranuar fajësinë për gjenocidin në Ruandë dhe u ka kërkuar falje banorëve të këtij vendi për rolin e Francës.

Bëhet fjalë për gjenocidin e vitit 1994.

“Franca nuk dëgjoi ata që paralajmëruan për masakrën e ardhshme në Ruandë, de fakto u rreshtua me ‘ekipin gjenocidial’”, ka thënë Macron gjatë fjalimit për gjenocidin në qendrën memoriale Gisozi në Kigali, ku më shumë se 250 mijë njerëz u varrosën, përcjell Reuters.

play games and earn real money just one click per day

“Vetëm ata që kanë përjetuar tmerrin e atyre netëve mund të na falin”, ka shtuar Macron.

Macron mbërriti në kryeqendrën e Ruandës, Kigali, sot në mëngjes, 27 vjet pas gjenocidit.

Në luftën civile në Ruandë, gjatë vitit 1994 u vranë deri në një million njerëz, 800 mijë prej tyre besohet se janë të fisit tuts.

Presidenti i Ruandës, Paul Kagame, që më herët ka thënë se Franca ka marrë pjesë në gjenocid, tha se kërkimfalja e Macronit, vlen shumë për popullin e tij.

Lexo po ashtu:  Stres nga Coronavirusi? Injoroni titujt senzacional!

“Njerëzit e Ruandës ndoshta nuk mund ta harrojnë, por mund ta falin Francën për rolin e saj”, tha Kagame.

Franca në atë kohë kishte trupa paqësore në Ruandë dhe duke dashur të ndalte ndikimin e shteteve tjera në këtë kontinent, u rreshtua me fisin hutu, që mbante edhe qeverinë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *