Ish kryeministri francez, Francios Fillon, është dënuar për përdorimin e fondeve publike për të paguar gruan dhe fëmijët e tij për punën që nuk e kishin bërë kurrë, kjo sipas Agjencisë së Lajmeve AP, përcjell e pavarura MekuliPress.com

Gruaja e tij, Penelope Fillon, gjithashtu është dënuar për mashtrim. Familja Filon mori nga fondet publike/shtetërore më shumë se 1 milion euro nga 1998, sipas AP.

Fillon ishte kryeministri i Francës nga 2007 deri në 2012, dhe ishte në gjendje të fitonte edhe zgjedhjet presidenciale 2017. Kur skandali u bë i njohur, Filloni përfundoi në vendin e tretë dhe Presidenti aktual Emmanuel Macron fitoi zgjedhjet.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, përcjell MekuliPress, Fillon është dënuar me pesë vjet burg. Ai gjithashtu duhet të paguajë një gjobë prej 375.00 euro. Gruaja duhet të vuajë dënimin me tre burg dhe të paguajë gjobë prej 375,000 euro.

Që të dy kanë apeluar aktgjykimin.

Shtrohet pyetja fare logjike, ku është përgjegjësia kolektive e shqiptarëve në Tiranë, Shkup e Prishtinë, të cilët për më shumë se 30 vite votojnë mashtruesit, falsifikatorët dhe të korruptuarit?

Lexo po ashtu:  Ndërhyrja e Escobar/ Të tjera detaje për dialgoun Kosovë – Serbi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *