Gazeta e njohur granceze “Les Echos” i ka kushtuar një reportazh lumit të Vjosës, i cili do të shpallet këtë vit Park Kombëtar.

“Përrallë ekologjike” e quan Vjosën një prej gazetave më të njohura franceze, “Les Echos” që i ka kushtuar këtë reportazh mrekullisë sonë natyrore, e cila do të shpallet Park Kombëtar dhe viti 2023 do të jetë “Viti i Vjosës”.

Në 13 qershor të 2022 u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe organizatës amerikane “Patagonia” për nisjen e punës së përbashkët për ta shpallur Vjosën “Park Kombëtar”.

Për shkak se lumi Vjosa dhe lugina e tij është një park shumë kompleks, është marrë një ekspertizë ndërkombëtare përveç asaj të brendshme, që të gjitha procedurat e shpalljes të Vjosës Park Kombëtar, të jenë me standardet më të larta ndërkombëtare. /ata.gov.al/

Lexo po ashtu:  Qytetarët gëzohen për shtimin e policëve në veri të Mitrovicës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *