Fransua Fenelon ishte një poet, shkrimtar dhe arqipeshkv francez që ia dedikoi gjithë jetën e tij Zotit dhe filozofisë katolike.

Mentori intelektual  i shumë, monarkëve, dukëve dhe princërve francezë, ai gjithmonë paraqitet si një figuë emblematike e urtisë kishtare dhe filozofike e Francës së shekullit XVII. Gjenialiteti i tij në letra është pasqyruar në veprën “Aventurat e Telemakut.”

Në vijim ju sjellim disa prej thënjeve më të famshme të tij

Kush nuk ka vuajtur nuk di asgjë: nuk njeh as të mirën, as të keqen; as njerëzit, as vetveten.

Bukuria e trupit është një lule që çel në mëngjes e vyshket në mbrëmje, por shpirti është imazhi i bukurisë së Zotit.

Çdo luftë është luftë civile, sepse të gjithë njerëzit që marrin pjesë në të janë vëllezër.

Saktësia dhe rregullsia me masë është një virtyt, por kur shkon në ekstreme ngushton mendjen.

Nëse pasuritë e ishujve të paqësorit, ose kurorat e gjithë mbretërisë së Evropës, do të binin në këmbët e mia dhe në këmbim unë jap dashurinë time për të lexuar, atëherë do t’i flakja të gjitha.

Lexo po ashtu:  Gjyshi plak dhe nipi

Nëse nuk do të kishim faje, nuk do të mërziteshim aq shumë me defektet e atyre me të cilët shoqërohemi. 

Sikur të mos kishim gabime, do të kishim më pak kënaqësi për t’u ankuar ndaj të tjerëve.

Të gjitha kënaqësitë tokësore janë më të ëmbla në pritje sesa në kënaqësi; por të gjitha kënaqësitë shpirtërore më shumë se sa prisnim.

Asgjë nuk do të na bëjë aq bamirës dhe të butë kundrejt fajeve të të tjerëve, kur, të hedhim sytë nga vetja, e të evidentojmë gabimet tona.

Sa rrallë është të gjesh një shpirt aq të qetë sa të dëgjojë Zotin të flasë.

Koha e kaluar duke u lutur nuk është kurrë humbje kohe.

Unë e dua vendin tim më mirë sesa familja ime; por e dua njerëzimin më mirë sesa vendi im.

Mundësitë e pakta duhet të shfrytëzohen më mirë.

 Shija e mirë hedh poshtë materializmin e tepërt; i trajton gjërat e vogla si gjëra të vogla dhe nuk lëndohet prej tyre.

Lexo po ashtu:  31 vjet më parë , më 28 mars 1989 u arrestuam mbi 237 shqiptarë (kryesisht intelektualë) - Në mesin e tyre isha edhe unë....

Flisni, lëvizni, veproni në paqe, sikur të ishit duke u lutur. Në të vërtetë, kjo është lutje.

Edhe sikur të mos kishte ekzistuar lutja, dobësia jonë do ta kërkonte atë.

Më i virtytshmi nga të gjithë njerëzit, thotë Platoni, është ai që e përmban veten si i virtytshëm, pa kërkuar të paraqitet ashtu.

Euforia e dhunshme shterron mendjen dhe e lë të thatë dhe sterile.

Guximi është një virtyt vetëm aq sa drejtohet nga maturia.

Të kuptosh praninë e Zotit është ilaçi i vetëm më i mirë kundër tundimit.

Të hutuarit dhe të zhburrëruarit nuk janë kurrë të guximshëm; ata nuk kanë guxim në kohë rreziku.

Pasioni për të fituar pasuri për të investuar në një shpenzim të kotë, i prish shpirtrat e pastër./MekuliPress /

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *