Kontrollolli i mendimit dhe i debatit publik në Kosovë është duke ndodhë. Dikush edhe nuk pajtohet me një vlerësim të tillë, pasi që, sipas tyre, Kosova është një sistem demokratik politik e arsimor. Kosova paska institucione nga bota e përparuar demokratike e liberale, andaj edhe kontrolli i mendimit dhe opinionit s’mund të ndodhë, mendojnë disa.
Por mos të harrojmë historinë. Të marrim si shembull Gjermaninë e vitit 1930. Gjermania e asaj kohe ishte shteti më i zhvilluar dhe më i avancuar në Evropë. Kultura, arti, shkenca, teknologjia, literatura dhe filozofia lulëzonin dhe përjetonin, atë, çfarë njerëzimi nuk e kishte parë më parë.

Por çfarë ndodhi?

Për një kohë të shkurtër Gjermania, e të arriturave shkencore, u shndërrua në industri vrasëse. Një shtet antinjerëzor që historia e njeriut më parë se kishte të regjistruar. Apo edhe tjetra; Jugosllavia e të arriturave shkencore dhe kulturore lindi Ivo Andriqin dhe Dobrica Qosiqin; projektuesit e shfarosjes së shqiptarëve. Njëri nga këta edhe fitues i çmimit Nobel…

Instalimi i frikës

Ka 20 vite që shqiptarët e Kosovës ishin të sunduar nga një shtresë e papërgjegjshme politike, ekonomike e arsimore. Nën këtë sundim të egër u zhvillua edhe arsimimi dhe gazetaria. Gazetaria dhe mediat, thuaja në përgjithësi, ishin nën kontrollin e rrept të klasës sunduese. Në vecanti media publike, RTK, ishte synim i sunduesve të Kosovës. Më vonë lindën portalet e financuara nga njerëzit e fuqishëm politik dhe nga satelitët e tyre, të quajtur analistë apo/dhe gazetar.

Lexo po ashtu:  Cilët janë "kazanët" e Shqipërisë?

Por me ardhjen në pushtet të Qeverisë së re struktura poltike ka filluar të ndryshoj, por akoma ka mbetur e paprekur media propagandistike dhe jo profesionale, qe ishte e themeluar për t’u shërbyer sunduesve e jo qytetarit. Këto media, portale dhe TV nuk pajtohen me humbjen e monopolit mediatik dhe me mendimin tjetër publik, që po sjellë Qeveria e re në Kosovë.

Prandaj këto media, të lidhura ngusht me strukturat e ish sudimtarëve, po përdorin një strategji tjetër retorike. Atë të frikësimit të popullit, ku këtu po përdoret si instrument frikësues shpifja, gënjeshtra e manipulimi.

Pra, kontrolluesit e mendimit dhe debatit publik po mundohen (përsëri) të instalojnë frikën në Kosovë.

Është për “tu habitur” se si mediat shqipe, dhe mekanizmat kontrolluese të mendimit dhe opinionit, kanë arritur që të instalojnë një frikë, një mendim e një bindje se, pavarësia e Kosovës është më shumë e rrezikuar nga Qeveria Kurti, e cila nuk pajtohet me mendimin destruktiv të Grenellit e të Hashim Thacit, se sa nga vet politikat agresive të Serbisë.
Edhe Gjermania e Hitlerit dhe Gëbelsit instaloj frikën ndaj hebrenjëve, romëve dhe bolshevikëve. Po, edhe këto kombe dhe intelektual të tyre, sipas teorisë naziste, rrezikonin kombin e pastër gjerman dhe, përparimin e tij shkencorë e kulturor. Përsëri për “tu habitur”: Edhe sot gjithë ata të cilët nuk pajtohen me mendimin, debatin dhe opinionin e kontrolluar nga analistët dhe nga mediat e ish sundimtarëve, konsiderohen e trajtohen si “armiq të demokracisë kosovare”.

Lexo po ashtu:  Propaganda ruse/ Australia me sanksione unike, Këto sanskione ti vendosë edhe Kosova

Si instalohet një ideologji e tillë?

Për të dominuar e për të nënshtruar dikë, dhuna nuk është e domosdoshme. Këtu është me rëndësi të kemi një legjitimitet dhe “një mirëkuptim”. Nëse një gazetar, një analistë, një diktator, një njeri, kryetar, udhëheqës partiak, një i martuar, apo një punëdhënës dëshiron të ushtrojë fuqi, dominim e pushtet ndaj një tjetri, është me rëndësi legjitimiteti ideologjik. Pra arsyetimi. Ideologjia është çdo herë e njëjta: Dominimi bëhet “vetëm” për “të mirën” e tjetrit; për të mirën e personit, popullit, shtetit etj, etj. Me fjalë tjera: fuqia dhe dominimi, çdo herë, paraqitet si diçka kinse “e pa interes” dhe “humanitare”. Kemi dëgjuar shpesh fjalët sikurse: “Unë/Ne sakrifikohemi për ty/juve”, “Ne investojmë për juve”, Unë/ne s’kemi interes nga kjo”, “Është vetëm për të mirën e juaj”. E, kësaj i thonë altruizëm…, apo jo?

Recepti propagandistik i nazistëve ishte që të përsëriteshin vazhdimisht e pandërprerë fjalët e thjeshta, dhe këto fjalë të lidhen me ndjenjat, veprimet dhe frikën. Ka 20 vite që recepti i propagandës vetëm sa është perfeksionuar; që në vitin 1920 kemi të themeluar edhe industrinë e përpunimit të mendimeve dhe opinioneve. Qëllimi fundamental i PR-së (marrëdhënjeve me publikun) është që të fabrikoj “unitetin” në mendimin politik dhe “unitetin” në mendimin shqiptar. A nuk kemi sot deklaratat e medias së ish sundimtarëve e të politikanëve të korruptuar, se janë unik në mendimet e Grenellit? A nuk kemi “unitet” në debatet dhe mendimet që dominojnë në media? A nuk imponojnë këto media “debate” Hrushqoviane? Është kjo, pra, një mendim “unik e kolektiv” i fabrikuar nga mediat dhe nga PR-të që veprojnë në mënyre të heshtur e profesionale në Kosovë. Qe të jesh i suksesshëm për të fabrikuar një mendim dhe debat nuk është e domosdoshme dhuna fizike. Tani është pra shkenca “Public Relation”. Pra pranim të ideve dhe nënshtrim pa filtër nga mediat dhe “debatet” që udhëhiqen nga gazetarët e politikave në pushtet.

Lexo po ashtu:  Për një debat normal e të shëndetshëm publik/ Ja pesë këshilla nga 'MekuliPress' për gazetarët dhe (pa)kryeredaktorët e mediave shqipe

Këta analistë e media të korruptuara po kontrollojnë idetë, mendimet dhe ndjenjat. Por në krahasim më politikat e sistemit totalitar të Jugosllavisë, sot, në Kosovë kemi një “përparim” të madh, adalet të madh; Rankoviqi, Tito e Milloshevici për të kontrolluar idenë e mendimin publik përdornin “hunin e stupcin”, ndërsa sot, për të kontrolluar idenë dhe mendimin publik, më shumë e më profesionalisht, përpos “hunit dhe stupcit”, po përdoret media dhe retorika. Në ketë kontekst shtrohet pyetja; A kanë të drejtë që mediat dhe analistët, këto mbeturina të UNMIK-ut e të ish pushtetarëve, të vendosin se çfarë është e vërteta historike e gjeo-politike për shqiptarët e ish-Jugosllavisë?

Dhe, a është e drejtë që të dënohen e të lëçiten “ata” të cilët nuk mendojnë si “fabrikuesit e mendimit kolektiv”?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *