Kryeministri i Kosovës, z. Kurti ka pritur sot gazetarët  e lënduar në Leposaviq nga grupe kriminale serbe, shkruan e pavarura, MekuliPress.com.

Ai këtë lajm e bëri të ditur në facebook:

Në kryeministri mirëprita dy prej gazetarëve dhe kameramanëve të lënduar në Leposaviq nga grupe kriminale. Sot jam më i bindur se dje që sulmi ndaj ekipeve të medieve të premten ishte i organizuar dhe me qëllim të qartë: frikësim dhe zmbrapsje. Pleurat Salihut dhe Albin Rrahmanit ju uroj shërim të shpejtë dhe punë të mbarë sapo t’i kthehen terrenit. Shërim të shpejtë ju uroj edhe gazetarëve Dorentina Thaqi, Laura Kerolli dhe Qendresa Sinani, si dhe kameramanëve Bardh Bekteshi dhe Ardijan Shala.

Kosova është Republikë e lirë. E tillë do të jetë gjithmonë. I falënderoj gazetarët dhe kameramanët për punën e guximshme dhe raportimin e saktë nga komunat në veri, që më së miri kanë nxjerrë në dritë se me kë përballemi atje si shtet e shoqëri. Sundimi i ligjit është mburoja më e mirë, për të gjithë.

Lexo po ashtu:  Vuçiç: ShBA-të dhe Britania e Madhe i kërkuan Hungarisë ta pushtonte Serbinë më 1999

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *