Fshati Bubendorf nuk dëshiron të natyralizojë kryefamiljarin e familjes Halili me asnjë kusht. Ka bërë ankesë në Gjykatën Kantonale

Familja shqiptare nga Kosova Halili ka jetuar në Bubendorf të Kantonit Baselland për 15 vjet. Të ardhur si refugjatë lufte me azil të refuzuar nga shteti, por të ofruar pastaj nga kisha, nëna dhe dy djemtë tani janë natyralizuar, shkruan telebasel.ch.

Por, në rastin e babait, Hamdiut, megjithatë, komuna është bërë kokëfortë: nuk pranon ta natyralizojë.

Asambleja e Komunës kishte refuzuar natyralizimin dy herë pa dhënë ndonjë arsye të qëndrueshme. Në fund, u desh të ndërhynte edhe qeveria e kantonit. Sipas saj, Hamdiu duhet të natyralizohej menjëherë.

Por komuna, e cila është përgjegjëse për natyralizimin në Bubendorf, nuk dëshiron të lëshojë pe, transmeton albinfo.ch. Ajo ka ushtruar ankesë në Gjykatën kantonale kundër vendimit të këshillit qeveritar,

Pyetja pse mbetet pa përgjigje, askush nga komuniteti nuk merr pozicion në raport me mediat. Një person i brendshëm i komunitetit qytetar ka thënë për gazetën BaZ: “Kjo gjë tashmë është e turpshme”.

Lexo po ashtu:  Dokumentari i mediumit amerikan: Ushtarët e SHBA-së rrëfejnë si u kërcënuan nga serbët në veri

Ndërsa një banor citohet të ketë thënë: “Unë dyshoj për ksenofobinë”, përcjell albinfo.ch. “Po veprohet sipas motos: ‘Tash ne u tregojmë atyre” dhe ua kthejmë hakun për shkak të azilit kishtar` që, siç dihet, e kishte gëzuar familja Halili para 15 vjetësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *