Njësia e Kërkim-Shpëtimit e Gardës Kombëtare të FSK-së ka realizuar me sukses operacionin e kërkim-shpëtimit malor në fshatin Drelaj të Rugovës së Pejës.

Siç njofton Ministria e Mbrojtjes, gjatë këtij operacioni janë shpëtuar dhe evakuuar katër persona.

Operacioni i kërkim-shpëtimin kishte filluar mbrëmë, rreth orës 23:00, ndërsa ka përfunduar mëngjesin e sotëm.

“ Personat e shpëtuar ishin pjesëtarë të Shoqatës Alpiniste ‘Gjeravica’, njëri prej të cilëve ishte i lënduar e të cilit iu ofrua trajtimi fushor mjekësor dhe evakuimi profesional. Njësia e FSK-së, operacionin e realizoi në koordinim me njësitë e Policisë së Kosovës, Zjarrfikësit Lokal, ndërsa evakuimin e personave e ka bërë në bashkëpunim me Shoqatën e Kërkim -Shpëtimit Malor ‘Peja’”, thuhet në njoftimin e ministrisë në faqen e tyre zyrtare në Facebook.

Lexo po ashtu:  Reagon Presidenti: Shpresoj që Kurti e ka menduar mirë thirrjen e seancës për votimin e qeverisë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *