Erdogan merr një goditje të rëndë në zgjedhjet lokale të së dielës në Turqi. Ndonëse fitoi shumicën e bashkive, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e presidentit turk, humbi kryeqytetin Ankaranë dhe sipas të gjitha gjasave ka pësuar disfatë edhe në  Stamboll.

Komisioni i Zgjedhjeve njoftoi se kur janë numëruar 99.69% e votave, kandidati republikan është në avantazhme 48.80% të votave, çka do të thotë se është thuajse e pamundur të ndryshojë rezultati i zgjedhjeve. Pavarësisht se Erdogan kandidoi me një figurë të fortë në qytetin më të madh të vendit, krahun e tij të djathtë Binali Jëlldërëm, rezultatet flasin për një epërsi të dukshme  të kandidatit republikan.

Në rang kombëtar, AKP e Erdgoan mësohet të ketë marrë rreth 51 % të votave, por tkurrja e mbështetjes ndaj liderit turk është e dukshme. Votimi i së dielës u shoqërua me tensione. 2 persona u vranë dhe 1 tjetër u plagos në një qendër votimi në provincën e Malatjasë në juglindje të Turqisë.

Lexo po ashtu:  Iu publikuan shkeljet ligjore në media – jep dorëheqje drejtori ekzekutiv i Odës së Avokatëve, Besim Curri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *