Sali Berisha jetoi aq gjatë në politikë sa të shikonte turpërimin e tij dhe fundin si një shpifës i korruptuar. Atë që nuk bënë dot gjykatat shqiptare e bëri departamenti i shtetit me një deklaratë me disa rreshta. Ai kishte shansin të hynte në histori si një lider që historia e vendosi në vitet 90 në anën e duhur të saj. Rrëzimi i komunizmit dhe më pas hyrja e Shqipërisë në NATO ishin dy momentet kur Berisha mund të vendoste emrin e tij si lider në historinë e Shqipërisë. Por ai zgjodhi rrugën e rrënimit të figurës së tij. Kishte shansin të dilte në pension si njeri i nderuar por bëri të kundërtën. Në 30 vitet e historisë së tij në politikë ai zgjodhi të ishte një shpifës ordiner duke prekur jetën e dhjetëra mijë personave. Zgjodhi të ishte i vetmi lideri që e futi Shqipërinë në krizë.

ADVERTISING

Sakrifikoi kënaqësinë për t’u bërë një lider historik me kënaqësinë që merrte nga shpifjet, vjedhja dhe nxitja e dhunës. Firmën e Sali Berishës mban masakrimi i zgjedhjeve në Shqipëri në 1996. Firmën e Sali Berishës mban shkatërrimi i Shqipërisë me firmat piramidale që i mbrojti me pushtetin e tij absolut. Ai përndoqi kundërshtarët e tij, i burgosi dhe rrahu dhe më e keqja futi në luftë civile Shqipërinë. Viti 1997 ishte vepër e tij si nxitës i konflikteve civile. Momentet kur kjo ka ndodhur janë të shumta, por tragjedia e 1997 është më e rënda. Ai është nxitësi i grushtit të shtetit të 1998, tensionit politik që nuk ju nda Shqipërisë me vite. Por bëmat e tij kaluan kufirin dhe Sali berisha ishte i vetmi politikan që kërkoi shkatërrimin e marrëveshjes së Rambujesë, marrëveshje e cila i dha mundësinë NATO-s të dëbonte regjimin serb dhe të çlironte Kosovën.

Lexo po ashtu:  Eksperti i Evropës Juglindore: Serbia po e shfrytëzon krizën për të fituar kohë

Pa këtë njeri që futi në konflikt komunistët me të persekutuarit, jugun me veriun, shqiptarët me minoritarët, Kosovën me Shqipërinë dhe shqiptarët me perëndimin, Shqipëria do të ishte një vend normal dhe shumë më afër Bashkimit Europian. Ai u akuzua direkt për korrupsion domethënës dhe se pasuroi familjarët dhe aleatët e tij. A ju kujtohet Gërdeci, masakra lemerisëse që ndodhi për shkak të korrupsionit ku ishin përfshirë direkt familjarët e Berishës dhe bashkëpunëtorët e tij politikë. Po përdorimi pushtetit për të intimiduar drejtësinë dhe për të mbrojtur pasuritë e korrupsionit të familjarëve të tij. Më pas përdori Partinë Demokratikë si mburojë për korrupsionin e familjarëve dhe aleatëve të tij. Sot kur Shtetet e Bashkuara folën qartë Berisha mund të bëjë vetëm një veprim të fundit, të tregojë dhe dorëzojë ai dhe familja e tij, paratë e korrupsionit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *