Ne jetojmë në një botë e cila aq shumë e thekson pamjen e jashtme, arritjet dhe garën sa që “përulësia” konsiderohet si një dobësi.

Mirëpo po kjo nuk është aspak afër së vërtetës. Të qenurit kokëulur është shenjë e forcës.

Nëse mund të mësoni të jeni kokëulur, jo vetëm që do të ju bëjë më të suksesshëm në jetë, por gjithashtu do të ju ndihmojë edhe ta arrini paqen e brendshme.

Ja çfarë është përulësia edhe mënyra si arrihet ajo:

Rëndësia e përulësisë

Përulësia është e rëndësishme përderisa ju bën ti njihni dhe t’i vlerësoni përsonat e tjerë. Jo vetëm që do të mësoni nga të tjerët, por ajo ju lejon që gjithashtu ta kuptoni më mirë forcën tuaj të brendshme dhe limitet e juaja.

Vlerat e juaja do të ndryshojnë atëherë kur ta kuptoni se t’i dëshirosh gjërat materiale është e pakuptimtë. Ju do të arrini në konkluzionin themelorë se pasuria e vërtetë gjendet tek të dashurit tuaj dhe tek paqja e brendshme.

Lexo po ashtu:  Sa herë që një mik të thotë që dukesh i ri, të jesh i sigurtë se po plakesh

Si të bëheni njeri kokëulur?

Përqafojeni njerëzillëkun tuaj!

Përulësia na mëson neve pranueshmërinë e pakushtëzuar. Këtë mësim mund ta fillojmë që në moshën e re. Edukatorët duhet të krijojnë me fëmijët e tyre lidhje të sigurta, në mënyrë që ata ta dijn se edhe atëherë kur gjërat nuk do të shkojnë ashtu siç është pritur, ata të pranohen dhe të duhen njësoj.

Kjo na mëson neve t’i përqafojmë vlerat e brendshme njerëzore. Ne do të bëhemi njerëz kokëulur atëherë kur t’i vlerësojmë njerëzit sipas vlerave të tyre të brendshme dhe jo sipas arritjeve të jashtme. Dështimin ne duhet ta konsiderojmë vetëm si një gurë pengues në rrugën e suksesit dhe diçka prej së cilës dikush duhet të turpërohet.

Kultivojeni ndërgjegjshmërinë dhe vetë-dhembshurinë

Ndërgjegjshmëria dhe vetë-dhembshuria janë çelësi i zhvillimit të përulësisë. Përmes ndërgjegjshmërisë ju do të jeni në gjendje që ndonjëherë të bëni ndonjë hapa prapa prej mendimeve të juaja, në mënyrë që të mund t’i analizoni ato nga një përspektivë observuese. Ju do të filloni ta kuptoni se ju jeni shumë më tepër se sa dëshirat e juaja sipërfaqësore dhe do të mësoni ta pranoni veten ashtu siç jeni me të vërtetë.

Lexo po ashtu:  Bruno Ferero – “Kur Zoti krijoi nënën”

Do të jeni të aftë t’i njihni fushate jetes suaj të cilat keni nevojë ti ndryshoni. Ndërsa përmes vetë-dhembshurisë pastaj, ju do të jeni në gjendje ta përmirësoni veten me respekt dhe durim. Ju nuk do të jeni i keq me vehten, përkundrazi do të keni mirëkuptim dhe pranueshmëri.

Bëhu falënderues

Njerëzit kokëulur gjithmonë shprehin falënderim për dhuratat të cilat i pranojnë nga të tjerët. Të shprehësh mirënjohje tregon se ju nuk jeni shumë i fokusuar për veten por mbi njerëz rreth jush. Do të thotë që ju e kuptoni se të gjithë njerëzit kalojë nëpër kohë të vështira dhe se për këtë nuk do të jeni shumë gjykues.

Të mendosh më shumë për të tjerët se sa për vetën është çelësi i përulësisë.

Nga “The Power of Ideas”

Në shqip nga Shkumbin Nebihu 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *