“Çfarë mendoni?” – bërtit Razumihini, më shumë se çdo herë tjerër, “ ju mendoni se ata jam duke i sulmuar sepse flasin gjepura? Jo aspak! Mua më pëlqen që ata flasin gjepura. Ky është privilegji i njeriut mbi krijesat e tjera.

Ju vini tek e vërteta përmes gabimeve. Unë jam njeri sepse unë gaboj! Kurrë nuk mund të arrini tek ndonjë e vërtetë pa i bërë katërmbëdhjete gabime, e me shumë gjasë edhe njëqind e katërmbëdhjetë. Dhe një gjë të mirë, gjithashtu, në mënyrën e vetë; por ne nuk mund të bëjmë madje asnjë gabim në llogarinë tonë! Fol gjepura, por foli gjepurat e tua dhe unë do të të puthë për këtë. Të bësh gabime në mënyrën tënde është shumë më e mirë se sa të jesh i përkryer në mënyrën e dikujt tjetër.

Së pari, ju jeni njeri, së dyti ju nuk jeni më i mirë se sa një zog! E vërteta nuk do të ju shpëtojë, por jeta mund të jetë e ngushtë. Ka pasur shembuj të tillë. Dhe çfarë jemi duke bërë ne tani? Në shkencë, zhvillim, mendim, zbulim, ideale, synime, liberalizim, gjykim, përvojë dhe në çdo gjë, çdo gjë, çdo gjë ne jemi në foshnjore.

Lexo po ashtu:  Tregohu i mirë, sepse këdo që e takon, po përballet me një betejë të vështirë

Ne preferojmë të jetojmë në idetë e dikujt tjetër, kjo është ajo që jemi mësuar! A kam të drejtë? A kam të drejtë?”, qante Razumihini duke u’a shtypuar dhe tundur duart e dy zonjave.

– Fyodor Dostoevsky“Krim dhe Ndëshkim”/MekuliPress.com/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *