Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka folur me plot emocione të pakontrolluara lidhur me situatën politike dhe moskonstituimin e tij për shkak të bllokadës së opozitës së Kosovës.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Në Klan Kosova, Musliu mendon se institucionet e vendit janë futur në një situatë të rëndë dhe se, sipas hamendjes së saj, sistemi politik në Kosovë është “për toke”.

Ajo i është referuar një deklarate të Kurtit të mëhershme ku i cilësonte të gjithë ata që shkelin kushtetutën “super-kriminela”, duke tentuar që ta paraqet si shkelës të Kushtetutës, z. Kurti:

“Nëse ti më pyet mua direkt se kush po na e ndalon me shku në Kuvend ose kush e ka uzurpuar Kuvendin, unë e them me bindje të plotë dhe me argumente të forta që Kuvendin po na e ndalojnë dy super-kriminela, e në këtë rast janë Albin Kurti edhe Avni Dehari”, ka thënë Musliu.

Fjalor shumë i papërshtatshëm dhe i ulët për një deputete.

Lexo po ashtu:  Lubonja: Rama po përdor takimin me Merkel për të krijuar idenë se Gjermania është pro çeljes së negociatave dhe ‘Mini-shengenit’

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com