Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar pas deklaratave të presidentit serb Aleksandar Vuçiç për mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.SHBA ka theksuar rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, duke nënvizuar se dialogu mbetet rruga kryesore për zgjidhjen e çështjeve të hapura mes dy vendeve.
Deklarata e Vuçiç, i cili tha se Serbia po shqyrton mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së Ibrit, ka shkaktuar reagime të forta në Kosovë dhe në rajon.

Sipas presidentit serb, ideja lidhet me zhvillimet në zonën e Liqenit të Ujmanit dhe me prishjen e disa objekteve të serbëve në atë zonë.
Edhe Bashkimi Evropian ka reaguar ndaj deklaratave, duke bërë të qartë se çdo veprim apo deklaratë që nuk kontribuon në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë duhet të shmanget. BE ka theksuar se përparimi mund të arrihet vetëm përmes dialogut, raporton Radio Evropa e Lirë.
Lumi Ibër ka një rëndësi të veçantë strategjike për Kosovën, pasi lidhet me sistemin e Ujmanit, i cili përdoret për furnizimin me ujë, ujitjen dhe funksionimin e sektorit energjetik.
Ndërkohë, deklaratat e Vuçiç kanë rikthyer shqetësimet për tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit dhe për ndikimin që ato mund të kenë në stabilitetin e rajonit.
SHBA dhe BE vazhdojnë të insistojnë se normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është i domosdoshëm për stabilitetin dhe përparimin e të dyja palëve drejt integrimit evropian.
