George Soros ka akuzuar Facebook-un se po punon për të rizgjedhur Donald Trump, president në nëntor 2020, në shkëmbim të mbrojtjes (nga ndërhyrja e qeverisë), shkruhet në një artikull të botuar nga gazeta europiane Politico.

“Facebook-u do të punojë për të rizgjedhur Trumpin dhe Trump do të mbrojë Facebook-un”, tha miliarderi Soros në fjalën e tij të mbajtur në Davos më 23 janar. “Kjo gjë ngren shqetësimin për rezultatin e zgjedhjeve të 2020”, shtoi Soros.

Këto deklarata u përgenjeshtruan nga një zëdhënës i kompanisë Facebook, i cili u shpreh për gazetën Politico se “kjo është tërësisht e gabuar”.

Facebook është kritikuar nga qeveri të ndryshme në të gjithë botën, në veçanti për mos dallimin e fushatës keqinformuese të nisur nga qeveria ruse me qëllim ndikimin e zgjedhjeve të 2016-tës në SHBA.

Kompania që atëherë ka punuar për të përmirësuar teknologjinë e saj për të kapur përpjekjet e qeverive e huaja për të manipuluar diskursin publik përmes reklamave në Facebook.

Madje, pas akuzave, Facebook -u diskutoi edhe nëse duhet ose të jo të ndalonte reklamat politike që përmbajnë informacion të rremë. Por në fillim të këtij viti, kompania vendosi të mos e bëj një gjë të tillë, duke thënë se nuk është detyra e kompanisë të vlerësoi nëse mesazhet politike janë të vërteta ose të rreme.

Lexo po ashtu:  E gjeti lajmin për të larguar vëmendjen nga Nusreti

Soros, përpos akuzave ndaj Facebook, lajmëroi edhe fillimin e projektit prej 1 miliardë dollarësh investime në zhvillimin e “mendimit kritik” përmes një rrjeti universitetesh të mbështetura nga Soros.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *