Nënshkrimi i marrëveshjes mes SHBA dhe Talebanëve ka bërë lajm në mbarë botën. Është kurioze të shohës shkërmoqjen e autoritetit të asaj që vetëquhet si Superfuqia e vetme, teksa ulet në tryezë, firmos një marrëveshje dhe premton kontakte të nivelit më të lartë me përfaqësues të një lëvizjeje radikale, islamike, të cilën e ka akuzuar se ka qenë pjesë e sulmeve terroriste në territorin e vet.
Ky është patjetër një dështim spektakolar që do të ketë patjetër shumë pasoja.
Talebanët janë një lëvizje e militarizuar e cila ka dekada që lufton për të marrë pushtetin. Ata janë mbështetur në mënyrë ciklike nga disa vende të mëdha kundër të tjerave, për të mbërritur në fund në krye të vendit.

Është zakon i shumëkujt që vendimet e Amerikës t’i shohë si pjesë e një strategjie të mençur, afatgjatë, të pakonkurueshme dhe që zbatohet pa asnjë dyshim. Me siguri këta njerëz që mendojnë kështu do ta kenë të vështirë të gjejnë diçka strategjike në dështimin e SHBA në Afganistan dhe në vetëposhtërimin e tyre duke u ulur në një tryezë me talebanët.

Lexo po ashtu:  Nobelisti grek: Atdheu im, një mural me shtresën shqiptare

Ky shembull është ilustrim I qartë dhe që konfirmon mësimin historik se kombi, shteti dhe njeriu mund nënshtrohen, por se dinjiteti nuk është i lidhur organikisht me humbjen.
Talebanët mund të jenë çdo gjë, por janë edhe prova se këmbëngulja të çon drejt suksesit, kur ke bindje në ide të tuat.
La ta marrim këtë shembull dhe ta ballafaqojmë me sjelljen e politikës në Shqipëri dhe mënyrës sesi ne si shoqëri u qasemi të huajve. Përveç naivitetit dhe nevojave që ka njeriu, mënyra sesi merren vendimet në vendin tonë, provon se prezenca e të huajve dhe nënshtrimi formal ndaj tyre është garanci vetëm për politikën. Asnjë prej vendimeve që gjeneron apo mbështet një stabilitet fals, i cili vihet në provë çdo dy vjet nuk i përgjigjet interesave të qytetarëve shqiptarë.

Në këtë kuptim psikoza poshtëruese “e ka thënë Amerika” është shndërruar padashur në të vetmin pikë ku ankorohet logjika politike e shqiptarit mesatar që i kapur peng nga një shtet që dominohet nga krimi, shpreson se të huajt janë ndryshe dhe e duan vendin tonë.

Lexo po ashtu:  Si Serbia mashtroi Londrën: Telegrame të rrejshme në emër të shqiptarëve – Pashiq urdhëron oficerët të shkruajnë telegrame të rrejshme Londrës në emër të shqiptarëve

Koha po provon të vërtetën e madhe se çdokush duhet të kujdeset për shtëpinë e vet. Pa pretendime dhe krekosje të kota, as konflikte dhe përplasje me të mëdhenjtë, por ama duke bërë të qartë se ka kufij fizikë, por edhe politikë e moralë.

Kërkesa e vazhdueshme e politikës shqiptare për të marketuar mbështetjen amerikane dhe europiane, është ndër të tjera një lojë tinzare që na bëhet të gjithëve ne. Duke bërë shpëlarjen e trurit me idenë se pa Perëndimin Shqipëria dështon në të vërtetë fshihet axhenda e kësaj politike që ka uzurpuar dhe po ndan pasurinë kombëtare. Të huajt, më saktë Perëndimi po përdoren si garanci për gjoja rendin liberal dhe demokratik të Shqipërisë, në mënyrë që nesër askush të mos cenojë pasurinë e vënë sot e që do t’u trashëgohet fëmijëve të këtyre që sot janë ministra dhe deputetë.

Nuk ka askush këtu axhendë demokratike, por vetëm projekte kleptokratike, të cilat mund të mbrohen vetëm duke qenë kanakarë të Perëndimit që nuk do të lejojë goditje në themel të kësaj klase që sot po i shërben kaq shumë dhe po e sajdis me të gjitha format. Këtu ngre peshë edhe irrelevanca e Shqipërisë, një vend që zgjon interesa të kufizuara në Itali, Greqi dhe në ndonjë zyrë të Komisionit Europian.

Lexo po ashtu:  Prifti shqiptar që luftoi Perandorinë Osmane dhe i doli kundër Vatikanit

Kështu kemi parë se luhej politika edhe në vitet ’30 nga baballarët e kombit që zinin radhë për t’u shërbyer të huajve vetëm e vetëm për të siguruar perspektivën e tyre.

Shqiptarëv të zakonshëm u është lënë të bërtasin me dëshirë: o sa mirë me qenë shqiptar, që në kushtet kur vidhen, dëbohen pa kuptuar nga vendi i tyre, kur pasaporta që mbajnë u griset në fytyrë dhe asnjë konsullatë apo ambasadë shqiptare nuk kujtohet për ta, kur trajtohen në mediat e perëndimit si trafikantët më të mëdhenj, kur gënjejnë veten se janë integruar në shoqëritë ku kanë vajtur, porn ë fakt janë vetëm e vetëm nënperiferia e tyre, kjo devizë e shndërron vetiu kuptimin në: o sa mirë me qenë gomar! Megjithë respektin për kafshën në fjalë, që kaq shumë është stigmatizuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *