Gjendja e arsimit në Kosovë sipas statistikave të vitit 1931: Rreth 80%-90% të pashkolluar apo analfabetë!

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Pas Luftës së Parë Botërore, Kosova, siç e kemi theksuar edhe në disa raste të tjera, u ripushtua nga Mbretëria e Serbisë dhe më pas si pjesë e saj u përfshi në Mbretërinë e quajtur Serbo-Kroato-Sllovene.

Mbretëria në fjalë, e quajtur më vonë Mbretëria e Jugosllavisë ose “varri i popujve” (1929), për të ndryshuar strukturën etniko-demografike, por edhe atë ekonomike, arsimore dhe kulturore, bëri reforma agrare në çdo cep të saj, që duke likuiduar pronat e kishin shkatërruar çdo pore të jetës, veçanërisht të popullsisë shqiptare, maqedonase dhe boshnjake.
Burimet historike të kohës dëshmojnë se nga reforma agrare nuk përfitoi vetëm popullata shqiptare, por edhe popullsi të tjera, përveç serbëve dhe deri diku edhe malazezëve. Aq më tepër kur dihet se serbët kishin kolonizuar pronat e shqiptarëve. Kolonizimi u shoqërua me një riorganizim sistematik të administratës dhe arsimit, i cili kishte shkaktuar lëvizje të shumta në pjesë të ndryshme të mbretërisë. Në Kosovë ishte e njohur Lëvizja kaçake.

Kosova në kuptimin administrativ dhe territorial ishte pjesë e banovinave të Zetës, Vardarit, dhe pjesërisht të banovinës së Moravës!/Jahja Drancolli/

Lexo po ashtu:  Kurti: Serbia kreu gjenocid ndaj shqiptarëve në Kosovë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com