Serbia po planifikon të blejë sistem raketor i cili arrinë në largësi më të mëdha se 400 kilometra. Kështu ka deklaruar shefi i Shtabit të ushtrisë serbe, gjenerali Lubisha Dikoviq.

“Natyrisht se po shqyrtohen edhe sistemet S 300 dhe BUK, por edhe sisteme tjera”, ka thënë Dikoviq për mediat serbe.

Sipas tij, situata aktuale dhe marrëdhëniet ndërkombëtare ndikojnë në planet e zhvillimit dhe aftësisë së Ushtrisë së Serbisë.

Ai nuk ka përfunduar se çka ka ndikuar që të mendohet për këtë sistem raketor i cili arrin gati çdo cak në territorin e Kosovës.

Të kujtojmë se largësia rrugore ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është pak më shumë se 400 kilometra, por në vijë ajrore kjo largësi shkurtohet edhe më shumë.

Njeriu i parë i ushtrisë serbe thotë se në vitin 2018 Ushtria e Serbisë ka marrë impuls të fuqishëm dhe forcë më rritjen e fitimeve, si dhe do të punoj edhe më tutje në rritjen e moralit të forcave të armatosura.

“Do të vazhdojmë me realizimin e projekteve 1.500 dhe 1.500 plus. Do të fillojmë modernizimin e tankeve M-84 dhe automjeteve luftarake të këmbësorisë, në mënyrë që ta përmirësojmë mbrojtjen dhe gatishmërinë”, ka thënë ai Dikoviq.

Lexo po ashtu:  Koronavirusi / Zëri i Amerikës: Shenja shprese në Europë, numri i viktimave dhe i të infektuarve drejt rënies

Gjenerali Dikoviq dyshohet për krime lufte në Kosovë në vitin 1999, por deri më tash ai është mbrojtur fuqishëm nga shteti serb, duke mos u përballur me këto akuza.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *