Shqiptarët e mbijetuar nga maskara e Çamërisë, edhe më tej i kujtojnë çastet e dëbimit të dhunshëm nga vendlindja. Një pjesë tyre jetojnë në Shqipëri, por edhe në shumë vende të botës.

Mbi 30 mijë shqiptar, 79 vite më parë u dëbuan nga vatrat e tyre shekullore në Çamëri. Qindra prej tyre u vranë, ndërkohë një pjesë e shqiptarëve u detyruan me dhunë të asimilohen. Eprorët e forcave greke nuk e mbajtën fjalën kur garantuan se në rast të dorëzimit të armëve nuk do t’u ndodhë asnjë e keqe shqiptarëve të Çamërisë.

Më 27 qershor të vitit 1944 nisi akti i fundit i tragjedisë së shqiptarëve të Çamërisë

Materialet e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë, tregojnë se bandat greke e kriminelëve të Napoleon Zervës (oficer i ushtrisë greke), e kishin thyer fjalën e dhënë myftiut, kryetarit të Këshillit të Bashkësisë, dhe drejtorit të arsimit të Paramithisë, se nuk do të t’ju ndodhë asgjë. Sipas të dhënave arkivore pas arritjes në qytet ata kishin masakruar mbi 200 shqiptarë të Çamërisë.

Lexo po ashtu:  Fjala e fundit e Haxhi Qamili para dënimit me vdekje: "Esat Pasha më ekspozoj përpara publikut në vend të ujit më ka dhanë një gotë shurrë, Një gja që nuk e bajshin edhe anmiqt”

Masakra mbi popullsinë e pambrojtur vazhdoi për ditë me radhë. Ndërkaq, popullsia shqiptare e Çamërisë u vendos nën terror për të mohuar identitetin duke vrarë parinë e saj e duke i lënë të varur në mes të qytetit për më shumë se tre ditë. Prej vitit 1994, Republika e Shqipërisë, e njeh këtë datë si Dita e Gjenocidit ndaj Shqiptarëve të Çamërisë nga forcat shoviniste greke.

Gjenocidi ndaj shqiptarëve të Çamërisë nuk ishte diçka spontane

Studiuesi i çështjes çame, Hajredin Isufi, i cili aktualisht jeton në qytetin e Durrësit, i vendosur aty me familjen e tij që nga viti 1945, flet për kujtimet e tij rreth gjenocidit, shpërnguljes së familjes së tij nga Çamëria, eksodin çam, si dhe vizitën në Turqi, për të takuar shqiptarët e Çamërisë. Pas shpërnguljes me dhunë nga vendlindja në vitin 1944, ai thotë se fillimisht ishin vendosur në Sarandë.

Duke e kujtuar vendlindjen e tij, fshatin Rrëzanj të Igumenicës, Isufi mes emocioneve kujton se kur janë larguar nga vendlindja e tyre kanë ikur shumë të tronditur dhe shumë të trishtuar, siç rrëfen ai “nuk dinim se ku shkonim, nuk dinim të nesërmen që na priste. Ecnim në mes të dimrit, në shi dhe dëborë nëpër rrugët e Shqipërisë”.

Lexo po ashtu:  Kampi i Tepelenës nëpërmjet kujtimeve të mia!!

Isufi shprehet se si gjithë familjet çame edhe rrethi i tij familjar e ka pësuar nga gjenocidi dhe mes lotësh shprehet se “nuk ka mbetur një familje pa pasur një dhimbje”.

“Ajo që më trishton dhe më krijon emocione ishte një rast i veçantë, kur neve vinim, nëna e mbante për dorë një vëlla tim të vogël. Aq e hutuar ishte nëna saqë për një moment iu shkëput fëmija nga dora dhe ajo ecte duke menduar se kishte fëmijën në dorë. Kjo ishte një gjë shumë tronditëse për një nënë që ecën dhe nuk e di ka fëmijën në dorë apo nuk e ka. Udhëtuam 4-5 orë dhe mezi e gjetëm vëllain. Pra, ky ishte refleksioni i parë që më është ngulitur në mendjen time. Në këtë mënyrë ne vazhduam rrugën”, tregon Isufi për një nga momentet e emigrimit me familjen e tij drejt Shqipërisë, për t’i shpëtuar gjenocidit.

Duke theksuar se emigrimi i shqiptarëve të Çamërisë ishte një dramë e vërtetë, Isufi tregon se populli shqiptar i priti shumë mirë dhe shprehet se krahina e Konispolit, Sarandës dhe Delvinës, ishte përplasja e parë e të emigruarve.

Lexo po ashtu:  “Në Shqipëri ministri i bujqësisë nuk dallon qepët nga prasët; ministri i luftës nuk ka marrë një pushkë në dorë; ministri i financës nuk ka fituar asnjë grosh, veç me të grabitur; ministri i arsimit takon mos dijë as shqip”

“Çështja e gjenocidit nuk ishte diçka spontane. Shpërngulja e popullsisë çame, spastrimi i shqiptarëve të Çamërisë ishte një platformë politike e qeverisë greke.

Qeveria greke synonte që në territorin e saj që fitoi pas vitit 1912-1913 të mos kishte të huaj nga feja dhe nga kombësia dhe deshi të krijonte një shtet homogjen”, shprehet ai

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *