Kryeministri gjeorgjian, Irakli Kobakhidze, ka njoftuar sot ndërprerjen e konsultimeve me Bashkimin Europian për hapjen e negociatave për anëtarësim. Vendimi i pezullimit vlen deri në vitin 2028 dhe në këtë periudhë, Gjeorgjia do të refuzojë të gjitha grantet financiare nga BE.
Gjeorgjia duhet t’i bërë të kuptojnë burokratëve europianë se ata duhet të përdorin një gjuhë të pranueshme me Gjeorgjinë në vend se të vënë në punë shantazhe dhe fyerje. BE-ja po i shkaktonte dëme reputacionit të Gjeorgjisë duke përdorur hapjen e negociatave si mjet. Është tërësisht e papranueshme për Gjeorgjinë që ta shohë integrimin si bamirësi të BE-së
citohet Kobhakidze.
Marrëdhëniet mes Tbilisit dhe BE-së u përkeqësuan pas kalimit të ligjit për agjentët e huaj në vend që sipas qeverisë synon vetëm transparencën e fondeve.