Të tradhëtosh dikë është e tmerrshme. Me të vërtetë. Po ka gjëra më të këqia që ju bëni, pa e kuptuar. Tradhëtia është e keqe, sigurisht. Eshtë një mënyrë e shpejtë dhe mizore për t’i dhënë fund një marrëdhënieje, por ka edhe gjëra të tjera që mund të shkatërrojnë edhe lidhjet më të forta.

1. Të gënjesh dhe të mbash gjërat të fshehura nga partneri. Edhe nëse e bëni këtë për të mbrojtur ndjenjat tuaja, fshehja e diçkaje nga dikush me të cilin keni marrëdhënie mund të evoluojë në një problem të madh besimi, duke shkaktuar ndërprerjen e marrëdhënies. Duhet të jeni në gjendje t’i tregoni gjithçka partnerit tuaj. Nëse fsheh diçka për të mos e lënduar, kjo do të thotë që nuk duhet ta kishit bërë atë gjë.

2. Pengimi i një forme dashurie. Qoftë nëse flitet për prekje, për të pyetur për gjëra të rëndësishme, apo ndihmuar njëri-tjetrin për të kapërcyer pengesat … të qënit të munguar dhe të sjellit sikur jeni të shkëputur nga e tashmja kur jeni me të, mund të shkaktojë dyshime të pariparueshme në një marrëdhënie.

Lexo po ashtu:  “Mos thuaj – është e pamundur”. Thuaj: “Nuk e kam bërë ende”. 22 proverba japoneze, që do të ta ndryshojnë jetën

3. Të mbani mëri. Kur vihet re mëria apo pakënaqësia, dëmi është bërë tashmë. Fillon në heshtje, por pas pak kohe bëhet diçka e madhe dhe kjo e bën të rrezikshme.

4. Mungesa e komunikimit. Kjo nuk do të thotë që nëse nuk dërgoni mesazhe gjatë gjithë ditës keni një problem, por nëse nuk flisni për gjëra që ju mërzisin ose lini jashtë detaje, që mund të shkaktojnë probleme. Të gjitha këto gjëra grumbullohen ose dalin pas një kohe, dhe kur të vijë ajo kohë është tashmë vonë.

5. Të jesh kokëfortë në disa gjëra ose të ngulmoni në pozicione të caktuara. Kjo është një mënyrë tjetër për të thënë se njëri prej tyre refuzon të bëjë kompromis. Nëse ju pëlqen dikush, duhet të jeni gati për të pranuar kompromise.

6. Grindje për probleme dhe çështje të përditshme. Natyrisht, grindja se kush duhet të nxjerrë mbeturinat nuk duket ndonjë gjë kushedi çfarë, por kjo lloj gjëje, pas njëfarë kohe, mund të bëhet diçka e madhe dhe mund të çojë në grindje dhe probleme.

Lexo po ashtu:  Pse shkatërrohet sot kaq shumë kurora dhe familja?

7. të shihni partnerin tuaj me mëshirë apo keqardhje. Të flisni me dikë nga lart është një mënyrë për t’ju bërë të ndiheni më mirë dhe më të fuqishme, por ky çekuilibër është gjëja e fundit që duhet të doni në një marrëdhënie të shëndetshme. Është më keq të nënshtrosh partnerin tënd sesa ta tradhëtosh atë.

8. Të qëndroni në një marrëdhënie thjesht për zakon. Qoftë nëse flitet për të mos dashur të zhgënjeni familjen, ose për shkak se keni bileta koncertesh brenda gjashtë muajve, qëndrimi bashkë prej një ndjenje detyrimi, nuk përfundon mirë. Nëse e lini tani, të paktën ka ende shpresë për një miqësi.

9. Manipulimi. Eshtë e rrezikshme sepse është shumë delikate dhe shpesh nuk e kupton se po manipulohesh nga partneri, derisa të jetë tepër vonë. Marrëdhëniet që shpesh shkatërrohen, janë ato kur humbet vetëbesimi për shkak të manipulimit prej partnerit.

10. Xhelozia. Edhe pa një tradhëti të vërtetë, vetëm mendimi mund të jetë i tmerrshëm.

Lexo po ashtu:  Një mësim se si duhet të silleni me ziliqarët

11. Të hiqesh ndryshe nga sa je në parim. Kjo mund të fillojë nga diçka aq e thjeshtë, si për shembull të bësh sikur të pëlqejnë filmat horror, deri tek diçka më e madhe, si për shembull të thuash që nuk je duke kërkuar një marrëdhënie serioze, ndërkohë që në të vërtetë po e kërkon. Është më mirë të jesh e sinqertë që në fillim, sepse këto gjëra të vogla mund të bëhen arsye të mëdha për t’u ndarë.

12. Qëndroni bashkë sepse jeni të varur nga njëri-tjetri. Të jesh bashkë sepse je i varur nga njëri-tjetri dhe nuk dëshiron të jesh vetëm. Ose me fjalë të tjera: kimia ka ikur tashmë, dhe arsyeja e vetme që jeni së bashku është të mos mbesni të vetmuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *