Në kazermën “Adem Jashari” të FSK-së në Prishtinë, sot u mbajt ceremonia e pranim-dorëzimit të donacionit në pajisje mjekësore në vlerë të 500 mijë eurove për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Fillimisht ministri i Mbrojtjes Anton Quni priti në takim ambasadorin gjerman, Joern Rohde të cilin e uroi për detyrën e re dhe mirënjohjen e thellë për mbështetjen e përhershme të Gjermanisë ndaj Kosovës.

Quni tha se “edhe donacioni që pranojmë sot është në vazhdën e ndihmës së madhe të Gjermanisë, ministrisë së saj të mbrojtjes dhe forcave gjermane për ndërtimin, zhvillimin dhe avancimin në stadin aktual të ministrisë dhe forcave tona”.

Ministri Quni vlerësoi lart edhe angazhimin e oficerëve dhe nënoficerëve gjerman në kuadër të ekipit të NALT nën lidershipin e gjeneralit Best i cili vazhdon traditën e paraardhësve tjerë me profesionalizëm dhe efektivitet të lartë.

“Gjermania si vend mik yni, është njëri ndër partnerët tanë kryesor strategjik dhe se sukseset tona të deritashme, bashkë me partnerët tjerë, janë të arritura të përbashkëta”.

Lexo po ashtu:  Anton Chekhov, - “Dija s’ka asnjë vlerë përderisa nuk vendoset në praktikë.”

Rohde, ritheksoi zotimin e Gjermanisë për vazhdimin e mbështetjes së FSK-së për të arritur objektivat e saj zhvillimorë dhe shprehu konfirmimin për intensifikimin dhe thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral.

Pas takimit, ministri Quni dhe ambasadori Rohde, morën pjesë në ceremoninë e pranim- dorëzimit të donacionit me vlerë prej 500 mijë euro në Regjimentin e Mjekësisë, respektivisht Qendrën Mjekësore të FSK-së.

Ambasadori gjerman gjatë ceremonisë tha se “është kënaqësi e veçantë që sot, gjatë vizitës time të parë në Ministrinë e Mbrojtjes, në emër të Qeverisë Gjermane, kam rastin të dorëzoj një donacion të madh me pajisje mjekësore. Ky donacion do t’i mundësoj Shërbimit Mjekësor të FSK-së për të ngritur gatishmërinë e FSK-së në mënyrë që ajo të arrijë të ashtuquajturin, kapacitet të “Rolit 1″ të NATO-s. Realizimi i këtij donacioni ka qenë një bashkëpunim gjermano-kosovar në mes të këshilltarëve gjermanë dhe ekspertëve mjekësorë të FSK-së”.

Në fund, Quni shprehu rëndësinë që kanë këto pajisje për aftësimin e personelit tonë për të qenë të gatshëm gjithmonë për reagim dhe trajtim të ndërsjellë në operacione dhe shpëtimit të jetërave të qytetarëve. “Për çdo jetë të shpëtuar do të jemi krenar së bashku” theksoi në fund, ministri Quni.

Lexo po ashtu:  Një pamje shumë e rrallë e hershme e Jezu Krishtit, u shfaq në murin e një kishe të lashtë izraelite

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *