Partitë e koalicionit qeveritar në Gjermani u dakordësuan që të zgjerojnë paketën e ndihmës për ekonominë si pasojë e pandemisë. Ekonomia më e madhe e Europës do të marrë kështu një “injeksion” financash prej rreth 10 miliardë eurosh shtesë, përfshirë këtu shtyrjen e skemës së orëve të shkurtuara të punës. Ditën e martë të dhënat tregonin se ekonomia gjermane është konktraktuar me një hap prej 9.7% gjatë tremujorit të dytë të vitit.

Qeveria ndërkohë po mundohet të përdorë çdo armë të mundshme për të zbutur sadopak pasojat e kësaj krize të paprecedentë ekonomike, në dukje edhe më e rëndë se ajo financiare globale. Zgjedhjet e vjeshtës së vitit të ardhshëm e bëjnë edhe më të vështirë punën e qeverisë për të menaxhuar krizën. “Corona mbetet një realitet dhe në sfidë”-deklaroi Annegret Kramp-Karrenbauer, liderja konservative e krisitan demokratëve (CDU), pasardhësja e Angela Merkel në parti.

Vendimi u morr pas një diskutimi 7 orësh mes partnerëve të koalicionit qeverisës. Masat e reja përfshijnë edhe ndihmën ndaj kompanive në vështirësi për të shmangur falimentin. Deri më tani qeveria gjermane ka miratuar ndihma në masën e 130 miliardë eurove. Palët u dakordësuan edhe për një refiormë elektorale që synon uljen e numrit të ligjbërësve në dhomën e ulët të parlamentit të vendit.

Lexo po ashtu:  Merkel bën thirrje për shtrëngim masash gjatë Krishtlindjeve

Roel Korkuti / SCAN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *