Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon-Taubadel në një intervistë speciale për Telegrafin me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu tha se Bashkimi Evropian po humb besueshmërinë pasi nuk janë duke lejuar që kosovarët të udhëtojnë lirshëm. Ajo tha se lidhur me liberalizimin e vizave ka një mundësi gjatë presidencës gjermane të Bashkimit Evropian dhe kjo duhet të shfrytëzohet.

Viola von Cramon ka thënë se Kosova ka shumë për të bërë në luftën kundër korrupsionit, nepotizimit dhe sundimit të ligjit.

Ajo tha se Kosova duhet ta shfrytëzojë mundësinë që procesi për liberalizimin e vizave të ecë para gjatë presidencës gjermane të Bashkimit Evropian, që do të nisë nga 1 korriku 2020.

“Unë besoj se kjo është një mundësi, të cilën duhet ta përdorim. Kanë kaluar gati dy vjet, që i gjithë liberalizimi i vizave ka ngecur në Këshill. Berlini e kupton atë që është në rrezik, dhe shumica dërmuese e Parlamentit Evropian gjithashtu janë në favor të kësaj. Ne po humbasim besueshmërinë tonë pasi që nuk jemi duke lejuar që kosovarët të udhëtojnë lirshëm në BE”, tha ajo.

Lexo po ashtu:  Lëvizja historike/Amsterdami do të ndalojë plotësisht në 2030 qarkullimin e makinave me karburant! Procesi nis nga 2020

Por, von Cramon ka thënë se Kosova dhe institucionet e saj duhet të fokusohen shumë më shumë në luftën kundër korrupsionit dhe sundimin e ligjit.

“Kosova ka shumë për të bërë në luftimin kundër korrupsionit dhe forcimin e sundimit të ligjit, për shembull. Por është një detyrë e madhe luftimi i nepotizmit dhe kapja e shtetit, e cila nuk është një detyrë e lehtë. Ne ndonjëherë kemi qenë duke u përqendruar shumë në marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit, por duhet të sigurohemi që jeta e qytetarëve do të përmirësohet me të vërtetë. Në këtë aspekt, Parlamenti Evropian ka një rol të rëndësishëm, sepse ne mund ta shtyjmë qeverinë të zbatojë rregulloret, të cilat ata tashmë i kanë miratuar, si ajo që ka të bëjë me ndotjen e ajrit. Por ne gjithashtu kemi ndikim në Komisionin Evropian dhe se si përdoret aktualisht mbështetja që po jep BE-ja dhe çfarë po mbështesim. Një nga pjesët më të rëndësishme të punës sonë si raportues të qëndrueshëm janë raportet vjetore të progresit, ku ne mund të sinjalizojmë qartë atë që shohim dhe cilat janë pritjet tona. Fatkeqësisht, ka pasur një vonesë të madhe në këto raporte, pjesërisht për shkak të Komisionit të ri dhe metodologjisë së tyre të re për zgjerim dhe më pas kriza shëndetësore shkaktoi po ashtu vonesa, por ne presim së pari raportin e progresit të Komisionit për në shtator dhe gjithashtu prezantimet e pozicionit të Parlamentit pritet për vjeshtë”.

Lexo po ashtu:  Kamberi – Vuçiqit: Mund ta keni përballë Saranda Bogujevcin në dialog, s’do të mund ta shikoni në sy

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *