Nga e diela, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bosnjë-Hercegovina, Serbia dhe një sërë shtetesh të tjera, për shkak të shifrave të larta të infektimeve të reja me koronavirus, Gjermania do t’i kategorizojë sërish tek lista e vendeve me rrezik të lartë.

Siç njofton DW, zonat me rrezik të lartë janë vendet ose rajonet ku numri i të infektuarve gjatë shtatë ditëve të kaluara ka qenë mbi 100 për çdo 1000 banorë. Ky është kriteri kryesor, por ka edhe të tjerë, si shpejtësia e lartë e përhapjes, shkalla e shtrimit në spital ose shkalla e ulët e testimit.

Përveç Ballkanit, listës së zonave me rrezik i janë shtuar edhe mbi 60 vende të tjera, ku ndër to edhe shumë vende të Europës.

Duke filluar nga e diela, udhëtarët që në dhjetë ditët e fundit kanë qenë në njërin nga vendet e listës duhet të regjistrohen fillimisht në një portal digjital.

Tashmë për të hyrë në Gjermani, nëse je i pavaksinuar nevojitet tampon negative dhe 10 ditë karantinë. Qeveria gjermane i jep mundësin udhëtarëve të dalin nga karantina brenda pesë ditëve, nëse tampon rezulton negativ, ndërkohë për fëmijët deri në moshën 6 vjeç nevojitet vetëm karantinë pesë-ditore.

Lexo po ashtu:  "E vërteta bën fenë, dhe jo feja të vërtetën…, ta dashurojmë dhe ta përparojmë gjuhën dhe kombin tonë, si të vetmen rrugë dhe shpëtim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *