Me anë të një postimi në Twitter, ndër të tjera ai ka thënë se pas rezultatit duhet të fillojë zgjedhja e presidentit dhe zgjidhja e çështjeve urgjente për Kosovën.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren, pas certifikimit të rezultatit.

Me anë të një postimi në Twitter, ndër të tjera ai ka thënë se pas rezultatit duhet të fillojë zgjedhja e presidentit dhe zgjidhja e çështjeve urgjente për Kosovën.

“Mirë që u certifikuan rezultatet. Urime ekipit të Vetëvendosjes për fitoren historike me më shumë se 50 % të votave. Ky rezultat i qartë duhet të dërgojë në një formim të shpejt të Qeverisë dhe zgjedhje të një presidenti, dhe veprime po aq vendimtare për shumë prioritete urgjente të Kosova”, ka përfunduar Rohde.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi ditën e sotme, rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit në Kosovë, ku Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit ka shënuar fitore bindëse, duke fituar 50.28 për qind të votave. Pas certifikimit të rezultatit, sipas Kushtetutës së Kosovës, presidenti i Kosovës, në këtë rast, ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, brenda 30 ditësh duhet të thërrasë seancën e parë të kuvendit, në mënyrë që të formohen institucionet e dala nga zgjedhjet.

Lexo po ashtu:  “Dhe prapë jemi të gatshëm nëse e lyp nevoja, ishalla kurrë në jetë, por prapë jemi të gatshëm me qeta meshkuj çka i kam me ju përgjigj [Serbisë] në çdo aspekt”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *