Dhe atëherë, nuk ikim kur i provojmë, veçanërisht nëse janë negative. Le të qëndrojmë brenda tyre. Duan të flasin me ne. Trishtimi, ankthi, frika, depresioni, zemërimi nuk janë emocione që nxiten nga një situatë e kushtëzuar, por nga një situatë e kushtëzuar që përfshin një plagë të vjetër.

Pra, le të përpiqemi t’i mirëpresim, pa ia mbathur, pa u trembur nga dhimbja ose bezdia që na shkaktojnë, dhe le të përpiqemi t’i dëgjojmë për ato që kanë për të na thënë.

Do të zbulojmë një pjesë tonën që nuk e kishim parë akoma.

Do të zbulojmë një plagë që është akoma e hapur brenda, një vuajtje që është duke u copëtuar brenda nesh prej kohësh.

Do të zbulojmë diçka që dëshiron të dalë, për t’u parë.

Emocionet nuk janë thjesht shfaqje e psikikës sonë: ato janë lajmëtare të pavetëdijes sonë, të fëmijës sonë të brendshëm.

Le të flasim me emocionet dhe lërini të na tregojnë se çfarë kanë nevojë për të na njoftuar.

Lexo po ashtu:  Nuk mund të keni të ardhme me këta burra, 5 llojet e burrave që bëni mirë t'i shmangni

Sa na takon neve, është e rëndësishme, sepse ne jemi të rëndësishëm!/Përgatiti Orjona Tresa / Burimi Metodo StudiAmo – D.ssa Lucia Goldoni/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *