Gjithmonë do gjendet një dorë gruaje,
Që vjen të perkedhel me ëmbëlsi.
Me dashurinë e butë të vëllait,
Të qetëson kur s’ke dashuri.

Gjithmonë do gjendet një sup gruaje,
Ku ti mbështet kokën mendjelehtë.
Dhe, duke marrë frymë me zjarr,
Ajo të beson ëndrrën e vet.

Gjithmonë do gjenden dy sy gruaje,
Që mbysin gjithkund dhimbjen tënde.
Dhe, nëse të mbetet pakëz vuajtje,
Ata, të paktën, të shohin me dhembje.

Por ka dhe të tilla duar gruaje,
Që të sjellin mrekullinë.
Dhe kur të prekin ballin e lodhur,
Ke gjetur fatin, përjetësinë.

Por ka dhe të tilla supe gruaje,
Që do të duheshin përgjithmonë.
Që ti në to veç një natë u mbështete,
Gabimin e kuptove shumë vonë.

Por ka dhe të tillë sy gruaje,
Që të shohin me pikëllim gjithnjë.
Dhe mbeten për ty, sytë e shpirtit,
Deri në çastin kur ti s’je më.

Por ty, kundër dëshirës tende,
Të duken pak ato duar dhelëse.
Të duken pak supet dhe sytë,
Dhe i tradhton në ndjenja dehëse.

Lexo po ashtu:  Mbretëreshat e Jeruzalemit: Disa nga gratë që mbretëruan në Lindjen e Mesme në kohën e Mesjetës

Dhe ja,
Ato hakmarrëse ngrihen kundër teje:
Tradhtar! – të thotë shiu nëpër lotë:
Tradhtar! – Era të përplaset në fytyrë:
Tradhtar! – pylli të thotë.

Dhe ti, me shpirt të penduar,
Ndjen turp dhe vetes kurrë s’ia fal.
Vetëm ato duar që ke tradhtuar,
Të falin gjithçka, thjesht pa fjalë.

Dhe vetëm ato supe të lodhura,
Të falin dhe janë gati të falin gjithmonë.
Dhe vetëm ata sy të trishtuar,
Të falin atë që as vetes s’ia lejon.

Evgenij Jevtushenko /MekuliPress/ – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën e pavarur “MekuliPress”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *