Zv.kryeministri Besnik Bislimi e ka dhënë lajmin e mirë nga Brukseli ku ka theksuar se me palën serbe kanë arritur një dakordim, derisa ka treguar se me cilën çështje nuk po pajtohet Serbia.
Pra, nuk do të detyrohen vetem shtetasit e Kosoves të heqin tabelat. Reciprocitet: sic behet me veturat e Republikës së Kosovës do të behet edhe me ato të Serbisë, shkruan MekuliPress.

Zëvendëskryeministri i pakorruptuar i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se është arritur një marrëveshje në parim mes palëve për situatën sa i përket targave por, po pritet vetëm miratimi edhe nga pala serbe.

“Kemi pasur disa takime, të gjitha ishin bilaterale, me z. Lajçak, i cili pastaj ka ndërmjetësuar mes palëve. Qëllimi për ne ka qenë i qartë të arrijmë deeskalimin e të ruajmë reciprocitetin me targa. Deri tash kemi arritur te një draft final, që thuajse është dakorduar në tërësi. Ka mbetur vetëm pala serbe të jap dakordim final.

Marrëveshja parasheh tri elemente. E para nga dita e hënë si Kosova ashtu edhe Serbia të avancojnë në përdorimin e stikersave në vend të ndërrimit të tabelave, që ishte edhe synimi i ynë të kemi trajtim të barabartë. Është e përkohshme dhe do të formohet grup punues për gjetje të një zgjedhje të përhershme për lëvizje të lirë të veturave brenda gjashtë muajve. Pika e tretë ka të bëjë me deeskalimin e situatës, largimin e barrikadave nga dy pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak. Sipas kësaj marrëveshje, të shtunën do të vendoset KFOR-i në pikat lartë, e pas disa orëve do të zëvendsohej Policia Speciale, që paralelisht me barrikadat do të largohej nga pikat kufitare”, ka thënë Bislimi, raporton Koha.

Lexo po ashtu:  Sot plot 76 vjet nga Lidhja e Dytë e Prizrenit

Bislimi ka deklaruar se e vetmja pikë ku Serbia nuk ka dhënë pëlqimin, para se marrëveshja të quhet e finalizuar, ka të bëjë me veturat KM.

“E vetmja pikë ku Serbia ende nuk e ka dhënë pëlqimin para se marrëveshja të quhet e finalizuar ka të bëjë me veturat KM për të cilat ata mendojnë që nuk do të duhej të aplikoheshin stikersat, kjo është absurde për arsye se ato janë tabela ilegale dhe ne nuk mund të nënshkruajmë marrëveshje ku favorizohen poseduesit ilegal të tabelave kështu që edhe ata do të kishin të njëjtin sistem për aq kohë sa lëvizin në veri, ndërkaq në jug do të konfiskoheshin”, ka thënë Bislimi.

“Për Kosovën është me rëndësi të promovohet liria e lëvizjes, barrierat që kemi vendosë në ndërrimin e tabelave nuk ka qenë dëshirë e jona por ka qenë mjeti i vetëm me të cilin ne kemi tentuar të detyrojmë Serbinë të largojë procedurat për qytetarët e Kosovës që lëvizin drejt Serbisë”, ka thënë ai./Koha/

Lexo po ashtu:  Trump shkund çdo gjë. Elon Musk merr emërimin, Pete Hegseth te Mbrojtja, Ratclife te CIA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *