Më 31 dhjetor të 2019-ës, Gjykata Themelore kishte ngritur aktakuzë ndaj dy aktivistëve të Partisë Socialdemokrate, Gëzon Kastratit e Korab Korçës dhe aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Çlirim Gërbeshit për “përgatitje të veprës terroriste”, për çka sot kjo.Gjykatë ka hedhur poshtë këto akuza, transmeton Zeri.info.

Lajmin e ka konfirmuar avokati Tomë Gashi duke publikuar aktvendimin në “Facebook”.

“Më ne fund një vendim i drejtë i Gjykatës ndaj aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje Gjykata Themelore në Prishtinë aprovoi kërkesën time për hedhjen e aktakuzës ndaj aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje Çlirim Gërbeshi. Poashtu Gjykata aprovoi edhe kërkesën e avokatëve të Gëzon Kastrati dhe të Korab Korqës”, shkruan Gashi.

Ai thotë se kjo aktakuzë është mbyllur përjetësisht dhe këta ish të akuzuar nuk do të gjykohen më për këtë çështje, transmeton Zeri.info.

“Që të tre nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ishin akuzuar për veprën penale: Përgatitja e veprave terroriste ose veprave kundër rendit kushtetues dhe sigurisë se Republikës së Kosovës. Aktakuza ndaj aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Çlirim Gërbeshi, dhe ish aktivistëve Gëzon Kastrati e Korab Korqa, është mbyllur përjetësisht sot dhe ata kurrë nuk do të shkojnë në gjykim për ketë vepër kinse terroriste”, shkroi tutje ai.

Lexo po ashtu:  Kurti: Këtu është shkel së pari marrëveshja me LDK-në

Gashi e quajti këtë aktakuzë si të pabazë, duke kujtuar njëherësh edhe fatin e ish-aktivistit të LVV-së, Astrit Dehari i cili u gjend i vdekur në qendrën e paraburgimit në Prizren.

“Fatin e njëjte nuk e pati shoku i tyre Astrit Dehari i cili u vra në qendrën e paraburgimit në Prizren me dyshime për vepër penale të terrorizmit pa kuruar bazë ligjore, siç pa bazë ishin akuzuar deri më sot : Çlirim Gërbesh, Gëzon Kastrati dhe Korab Korqa”, përfundoi ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *