BISEDË SOKRATIKE SESI DUHET TË JENË GJYKATËSIT

Dilaver Goxhaj

 

Përsa i përket çastit të tanishëm, në të cilin ndodhet Kosova, me të drejtë që shumë analistë e quajnë moment mjaft kritik. Po qe se kjo do të përfundojë me një disfatë të koalicionit LDK+AAK+Nisma, e cila është një lidhje e nomenklaturës së vjetër e peshkaqenëve financiarë dhe e demokratëve të gënjeshtërt, (një hibrid i shëmtuar), do të jetë një gjë e mirë. Nëse kjo aleancë do të fitojë, atëhere Kosova do të kthehet 20 vjet prapa, e cila ka qenë periudha e batakçillëqeve demokratike.

Zgjidhja e këtij rreziku ka ngelë në dorë të  Gjykatës Kushtetuese. Mirëpo, përfundimi në të cilin ka dalë gazetarja K.Berisha, pas  kërkesës që i ka bërë Gjykata Kushtetuese Komisionit të Venecias, se  “Do të ishte magjike dhe mbinatyrore, nëse në një shtet të korruptuar si Kosova, të dalin shqiptarët e Gjykatës Kushteteuese të pakorruptuar?!”, na është imponuar t’i kthehemi një diskutimi sokratik në lashtësi, midis filoziofit Sokrat dhe Glaukonit, të prezantuara nga Platoni, me bindjen se gjykatësit tanë nuk janë të korruptuar, por fisnikë, bazuar në dy vendime të mëhershme të kësaj gjykate, të ngjashme me çështjen që do gjykohet në datën 29 maj 2020. I referohemi kësaj bisede, duke u nisur nga fakti se mendimi Sokratik është një nga nga fazat kryesore të filozofisë botërore.

Lexo po ashtu:  Kritiku i shkencave të artit, lir Muharremi: "Asnjë shtatore Ilire në Kosovë, t’i ndërtojmë dhe t’i vendosim në sheshe publike"

 

Sokrati: “A nuk është vallë gjë e turpshme, o Glaukon, dhe një provë e qartë injorance ta ndjesh veten të detyruar t’i drejtohesh një gjykatësi të huaj me që në shtëpi nuk ke të tillë dhe detyrohesh ta vësh veten në duar të njerëzve të tjerë, të cilët bëhen kësisoj zotër dhe gjykatës të tu?

Nuk ka gjë më të turpshme sesa kjo, tha Glaukoni.

Nuk ka gjë më të turpshme, vazhdova unë, jo vetëm të kalosh kështu gjithë jetën duke u grindur nëpër gjyqe, por edhe duke e treguar veten të ulët, herë duke akuzuar të tjerë herë duke u mbrojtur, duke u mburrur se i di të gjitha; duke e menduar veten si mjeshtër të poshtërsive; i shkathët për çdo lloj dredhie dhe për të gjetur rrugëdaljet më të mundshmet; për të gjetur me dinakëri mënyrën e shpëtimit që të mos i nënshtrohesh kështu kurrë dënimit qoftë edhe për çështje që s’kanë asnjë vlerë. Dhe tërë kjo ndodh mbasi ai nuk vë re se është shumë më mirë dhe shumë më e hijshme që të sillet në një mënyrë të tillë që të mos e ndjejë veten të detyruar para një gjykatësi që fle në këmbë.

Lexo po ashtu:  Prindër, na gënjyet!

Po, tha Glauku, s’ka gjë më të turpshme se kjo.

Gjykatësi, o miku im i mirë, e pyet shpirtin me anë të shpirtit; dhe ky shpirt, që kur është i vogël, nuk duhet edukuar midis shpirtrash të ligj dhe as të familjarizohet me ta, dhe as të kryejë ndonjë çfarëdo lloj padrejtësie, në mënyrë që kështu të jetë në gjendje të argumentojë menjëherë padrejtësitë e tjetrit; ai duihet të jetë e të mbetet i pafajshëm dhe i zhveshur nga çdo zakon i keq që në vogëli, nëse kërkon të japë gjykime të drejta në drejtësi.

Vërtet kështu është, tha ai.

Pikërishtt për kët, pra, vazhdova, një gjykatës i mirë nuk duhet të jetë i ri, por plak burrë; dhe që ta ketë mësuar sa më vonë se çfarë është padrejtësia; dhe të mos ketë mësuar që ta njohë atë në shpirtin e tij, por ta ketë kuruar si i huaj në shpirtra të huaj, dhe jo nga përvoja e tij vetjake.

Një gjykatës i tillë, tha Glaukoni, kishte për të qenë me të vërtetë fisnik.

Lexo po ashtu:  Nënshkrimi i Marrëveshjes nga Vuçiqi nënkupton njohjen de jure të Kosovës nga Serbia

Dhe patjetër edhe i mirë, vazhdova unë, gjë që e kërkoje edhe ti; mbasi i mirë është ai që e ka shpirtin të mirë; kurse ai tjetri, dinak dhe dyshues, që mbasi ka kryer shumë padrejtësi ai vetë, mendon se është i shkathët të kryejë çdo veprim dhe është i matur, kur ka të bëjë me njerëz të ngjashëm si ai vetë, duket se ia del mbanë me mjaft shkathtësi, duke patur parasysh kurdoherë shembujt që mbart në vetvete; por, kur pastaj ka të bëjë me njerëz të mirë dhe në moshë të shtyrë, ai ngjan si një torollak, duke dyshuar kotsëkoti dhe duke mos qenë në gjendje të njohë karakteret e shëndosha, me që nuk ka në vetvete asnjë shembull të tillë. Megjithatë, duke qenë se më shpesh ndeshet me njerëz të këqinj sesa të mirë, ai e heq veten të ditur e jo torollak, dhe si të tillë e mbajnë edhe të tjerët.

Plotësisht e vërtetë tha Glaukoni.”

(Nxjerrë nga “Republika”, Libri i Tretë, XIII, XV)

22 maj 2020

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *