Gjyqtari spanjoll: 90% të gjyqtarëve e përkrahin Real Madridin, 10% Barcelonën Ish-gjyqtari ndërkombëtar nga Spanja, Eduardo Iturralde Gonzalez, thotë se nëntë në 10 gjyqtarë spanjollë janë mbështetës të Real Madridit. Iturralde, i cili thotë të jetë përkrahës Athletic Bilbaos, shtoi se 10 përqindëshi tjetër janë mbështetës të Barcelonës.
“I pëlqeu apo s’i pëlqeu Barcelonës, 70 për qind e pupoullsise spanjolle, pa llogaritur Katalonjën, e përkrahin Real Madridin”, tha Iturralde për El Larguero. “Tani shumë njerëz zgjedh ta përkrahin Barcelonën sepse të rinjtë e kanë parë Pep Guardiolën duke fituar trofe me Barçën. Para epokës së Lionel Messit, sa njerëz e përkrahnin Real Madridin në Spanjë?” I pyetur se cili klub mes Real Madridit dhe Barcelonës është i parapëlqyeri i gjyqtarëve në përqindje, Iturralde dha shifra marramendëse. “Është 90 me 10 në favor të Real Madridit”, shtoi ai.